FIDANISHTJA

Sejdiu: Mustafa u betua në fëmijët e tij se s’do të kandidohej për kryetar të LDK-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish presidenti i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka treguar se kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, i ishte betuar në fëmijët e tij se s’kishte në plan kandidimin për kryetar të partisë. Por ajo që ndodhi më pas ishte krejtësisht ndryshe.Sejdiu në emisionin “Komiteti” që transmetohet në RTK ka zbuluar detaje rreth raportit me Isa Mustafën, ish këshilltar i tij sa ishte president i vendit, i cili më vonë i zuri vendin në parti, si kryetar i LDK-së.

“Ai është betuar tri herë në fëmijët e tij që nuk e ka plan as ide të kandidojë për kryetar të LDK-së”, tha sejdiu.

“Unë nuk kam vërejtur qëndrim tendencioz ndaj Isa Mustafës. E njoh që nga koha kur kemi qenë në fakultet. E kam marr për këshilltar timin në kuptimin më të mirë të mundshëm”.

“Unë e them se e kam marrë në cilësinë e ekspertit sikurse kam marrë edhe të tjerë nga fusha të ndryshme. Ka qenë nga pjesa e këshilltarëve të parë që e kam marrë. Asnjëherë nuk ka qenë ideja ime që nëse e marr për këshilltar njeriun, të jetë robi im, dhe e kam lejuar që të zhvillohet në kuptimin e rritjes në pozicione. E kam mbështetur edhe në kandidimin për kryetar të Prishtinës”, tha ai.

“Asnjëherë në prononcimet e mia unë nuk kam thënë se Isa Mustafa nuk është kryetar i LDK-së. Problemi është se si ka ardhur deri tek ajo pjesë”, tregoi ai.

Hidromorava

Duke folur rreth kohës kur Gjykata Kushtetuese pati dhënë vendimin që Sejdiu kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës, një gjë e tillë ky i fundit thotë të jetë bërë në koordinim me njerëz të caktuar.

Ai duket se këtu ka aluduar tek Isa Mustafa, pasi ka thënë se tek ky skenar mund të përfshijë edhe protestat me njerëz të paguar me nga 20 euro të organizuara para selisë së LDK-së.

Këtu bëhet fjalë për protestuesit të cilët në atë kohë kërkonin që kryetar i LDK-së të jetë Isa Mustafa.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i koordinuar nga njerëz të koordinuar, këtu mund të them edhe nga njerëz të partisë në të cilën bëj pjesë unë”, ka kujtuar ish-presidenti Sejdiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.