ARKATANA

BE-ja po ndihmon Bankën Qendrore që të integrohet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përpos ndihmës në integrimet evropiane, BE-ja po ndihmon Kosovën që të jetë e gatshme për integrime edhe në fushën financiare.

Banka Qendrore e Kosovës dhe dy bankat nikoqire, e Shqipërisë dhe Maqedonisë, e kanë përfunduar programin 6 mujor, përmes të cilit kanë trajnuar stafin në disa fusha që lidhen me integrimet evropiane.

UBT

Guvernatori i BQK-së tha se institucioni ka përfituar në shtatë fusha.

Gilles Noblet, nga Banka Qendrore Evropiane, tha se me këtë formë të bashkëpunimit bëhet më e lehtë ndihma për integrim në BE. Nga ana tjetër, zyrtarë të BE-së në Kosovë kanë thënë se të gjitha bankat qendrore e luajnë një rol të rëndësishëm në rastet e krizave ekonomike dhe turbulencave në ekonomi.