Haradinaj: Dallaveret i ka krijuar Hajredin Kuqi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me themelimin e Gjykatës Speciale nuk po pastrohet asnjë etapë, por po mbrohen interesat personale.
Ai tha se Qeveria me këtë po i jep Kosovës një UNMIK dhe ky proces duhet të rishikohet.
Haradinaj për këtë ka kritikuar ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke e quajtur arkitekt të dallavereve.


