Arrestime për armëmbajtje pa leje në dy lagje të Gjilanit
Gjilan – Në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit “Skorpion” i kalibrit 9 mm.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Edhe në rrugën “Rukije Haliti”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit “Parabellum” i kalibrit 9 mm njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/


