FIDANISHTJA

OSBE mbështet strukturat e sigurisë në komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka pritur zyrtarët e OSBE-së Djorde Karan, zyrtar i lartë i policisë në bashkësi, Gazmend Preteni asistent i programit dhe Labinot Sadikun nga Ministria e Punëve të Brendshme – divizioni për siguri në bashkësi.

Tema e këtij takimi kishte të bënte me asistencën që OSBE dhe MPB i japin Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Këshillave Lokale për Siguri Publike.

Kryetari Sinani ka falënderuar OSBE-në për rolin e saj në përzgjedhjen e katër projekteve që ndërlidhen me sigurinë e që financohen nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohen nga OSBE.”Vendosja e kamerave në dy shkolla të Kamenicës, zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik në qytet dhe në Karaqevë të epërme janë projekte të mirëpritura nga ne dhe rrisin sigurinë e qytetarëve të Kamenicës” tha kryetari Sinani.

FIDANISHTJA

Zyrtarët e OSBE u interesuan për mbështetje konkrete të KKSB dhe KLSP-ve në Kamenicë në fushën e komunikimit, publikimeve dhe ndihmës teknike e profesionale për këta trupa të sigurisë.

Ata e falënderuan komunën e Kamenicës për bashkëpunimin e deritashëm dhe u shprehën të gatshëm që të njëjtën ta bëjnë edhe në të ardhmen.

Sinani paraqiti edhe projekte e ide të tjera që do të ndikojnë në rritjen e sigurisë për qytetarët e Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.