United Hospital

Fillon kategorizimi i pozitave dhe pagave në administratën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani ka formuar komisionin komunal për kategorizimin e pozitave në Administratën Komunale të Kamenicës. Ky komision është formuar me kërkesë të Ministrisë së Administratës Publike.

Kryetari i komisionit Faton Biqkaj ka thënë se tashmë komisioni ka filluar punën dhe se pret që në ditët në vijim takimet të jenë më të shpeshta. “Për kategorizimin e pagave është folur qe disa vite është koha e fundit për reformat në administratën publike e që është njëri ndër kriteret për liberalizimin e vizave. Komisioni Komunal është duke punuar dhe do ta përfundoj me sukses këtë proces me kohë për ta dërguar në Ministrinë e Administratës Publike deri me 17 prill 2015 kur është afati i fundit për dorëzim” tha kryetari i Komisionit Faton Biqkaj

Biqkaj ka thënë se ky proces do të ndodh në tërë Kosovën dhe se në bazë të udhëzimit nga Ministria e Administratës Publike për katalogun e vendeve të punës Kryetari ka caktuar komisionin komunal për kategorizimin dhe harmonizimin e pozitave në bazë të katallogut të aprovuar nga Qeveria.

FIDANISHTJA

Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë nën udhëheqjen e shefit personelit, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë janë jurist me profesion.

Biqkaj ka folur edhe për mundësitë e shuarjes së ndonjë pozite në nivel komunal.” Në nivel komunal në bazë të katalogut nuk i kemi disa pozita te drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Drejtoria e bujqësisë, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe te Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Për këto pozita jemi në konsultim me MAP dhe do të vendosim deri në datën e paraparë” tha Biqkaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.