UBT

Qytetarët e Kamenicës, të brengosur e të pakënaqur

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Organizata Joqeveritare “Fortesa”, përmes një reagimi për zhvillimet e fundit në komunën e Kamenicës, ka theksuar se mosmbajtja e premtimeve elektorale, puna joefikase e Administratës, shpallja e konkurseve sa për përmbushur obligimet ligjore, kurdisja e tenderëve, gjendja katastrofale e rrugëve, Kuvendi kukull dhe pseudo-opozita, kanë bërë që qytetarët e Kamenicës, të ndihen thellë të zhgënjyer, të brengosur e të pakënaqur.

“Në 15 muaj qeverisje, qytetarët nuk kanë arritur të vërejnë ndryshime. Në nëntorin dhe dhjetorin e vitit 2013, votat e qytetarëve shkuan për të pritur diçka më mirë, por deri më tash nuk është dhënë asnjë dëshmi, që gjërat janë duke lëvizur në drejtimin e duhur”, ka thënë Amir Jakupi, përfaqësues i kësaj organizate.

Ai është shprehur se qeverisja aktuale ka dështuar me Administratën, nuk ka arritur të bëjë reformat e premtuara. “Disiplina dhe serioziteti në punë kanë rënë. Edhe përkundër vullnetit të shefit të ri të personelit, nuk mund të jepen vlerësime pozitive për efikasitetin e Administratës. Një numër i madh i punonjësve bredhin rrugëve dhe nëpër kafiteri gjatë orarit të punës, të tjerë nuk i japin llogari askujt dhe konsiderojnë se i kanë me tapi pozita, dhe shumë të tjerë nuk dinë në fund të muajit t’i shkruajnë dhjetë rreshta për punën e bërë”.

Sipas Jakupit, ajo që së fundi po ë dëmton imazhin e komunës dhe po i bënë institucionet komunale joserioze është gjuha e pakuptueshme me të cilën zyrtarët komunalë po komunikojnë me qytetarët. “Edhe mediat kanë raportuar për këtë skandal. Shqipja e varfër dhe e pakuptueshme e shumë zyrtarëve po e krijon përshtypjen se në këtë Komunë ka probleme me shkrim-lexim. Duhet të kihet kujdes që në dokumente që janë të qasshme për median dhe publikun të mos lejohen të tilla gabime trashanike”.

Fundamenti

Amir Jakupi ka bërë vërejtje edhe për gjendjen e rrugëve lokale dhe për partitë në opozitë, që sipas tij, nuk u kanë mbetur shumë elemente opozitarizmi.
“Gjendja e rrugëve pas reshjeve të fundit dhe hedhjes së kripës është katastrofale. Rrugë të dëmtuara dhe gropa që të ‘përpijnë’ mund të gjesh kudo në rrugët e mundimshme të komunës së Kamenicës. Ankesat e njerëzve janë të përditshme, por deri më tash nuk është marrë asnjë masë për sanimin e tyre”, ka thënë Jakupi.

Përfaqësuesi i Fortesës, organizatë e cila monitoron punën e ekzekutivit dhe legjislativit të Kamenicës, ka theksuar se opozita ka dështuar në misionin për të qenë kujdestare e respektimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve. “Nuk mbahet mend një reagim i mirëfilltë i opozitës për gjërat e këqija që po i ndodhin kësaj komune, pos atëherë kur preken interesat personale. Nuk ka një opozitë të bashkuar dhe një opozitë që ofron propozime e ide për zgjidhjen e problemeve”.

Jakupi i ka bërë thirrje qeverisjes komunale t’i merr seriozisht vërejtjet e shoqërisë civile dhe të mos sulmojë paraardhësit dhe zërat kritikë, për të justifikuar mosmbajtjen e premtimeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.