PDK: Viti 2015, i filluar dobët në investime kapitale, Haziri premton investime serioze
Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së thotë se investimet kapitale sivjet janë më të voglat në historinë e pas pavarësisë së Gjilanit, fal projektbuxhetit të planifikuar nga qeverisja komunale. Lutfi Haziri ndërkaq thotë se investime në infrastrukturë do të ketë derisa ka premtuar se edhe rruga Gjilan – Pograxhë ka hyrë në listën e projekteve dhe se është duke u punuar me të madhe që infrastruktura e Gjilanit dhe fshatrave të saj të ndryshojë rrënjësisht.
Sahit Abazi nga PDK-ja thotë se kemi një kryetar komune që thotë se të gjitha fjalimet i nisë dhe i përfundon me shprehjet “Do të bëjmë” sikur jemi ende në fushatë elektorale, të njëjtat shprehje i ka edhe kur diskutohet për investimet kapitale sidomos për rrugët lokale dhe rajonale. “Ne si PDK nuk besojmë se kryetari Haziri do t`i mbajë premtimet edhe sa u përket rrugëve që lidhin fshatrat e mëdha me Gjilanin siç janë rrugët Gjilan – Pograxhë dhe Gjilan – Zhegër, të cilat siç dihet janë tepër të dëmtuara dhe ishin premtime ndër më kryesoret të Hazirit. Shpresojmë që edhe ato pak investime që do të ndodhin të mos i politizojnë duke i drejtuar në zonat elektorale të pushtetit”.
Abazi thotë se investimet kapitale sivjet janë më të voglat në historinë e pas pavarësisë së Gjilanit, fal projektbuxhetit të planifikuar nga qeverisja komunale.
Por Lutfi Haziri i kontaktuar nga rajonipress thotë se ai dhe kabineti i tij janë në përfundim të finalizimit të listës së projekteve për këtë vit.
Haziri thotë se investime në infrastrukturë do të ketë derisa ka premtuar se edhe rruga Gjilan – Pograxhë ka hyrë në listën e projekteve dhe se është duke u punuar me të madhe që infrastruktura e Gjilanit dhe fshatrave të saj të ndryshojë rrënjësisht./rajonipress/


