FIDANISHTJA

Gjykata e Apelit e liron nga aktakuza Nexhmedin Arifin, Kabil Hajdari kthehet në rigjykim

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata e Apelit e Kosovës e kryesuar nga gjyqtari Salih Mekaj kryetar në aktgjykimin e tij e ka liruar nga akuzat Nexhmedin Arifin ish kryetarin e Vitisë derisa për Kabil Hajdarin rastin e ka kthyer në rigjykim të pjesshëm. Arifi për rajonipress tha se ndonëse është drejtësi e vonuar megjithatë ai që nga fillimi ka besuar në pafajësinë e tij.

Gjykata e Apelit të Kosovës e kryesuar nga Salih Mekaj si kryetar i kolegjit në aktgjykimin e tij ka liruar nga të gjitha akuzat ish kreun e Vitisë Nexhmedin Arifin duke e hedhur dhe refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, derisa për Kabil Hajdarin ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim raporton rajonipress.

Në aktgjykimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallë së parë në Gjilan gabimisht ka aplikuar ligjin penal kur ka gjetur se në veprimet e të akuzuarit Nexhmedin Arifi përmblidhen të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sepse vepra penale për të cilën është shpallur fajtor i akuzuari kryhet me dashje të drejtpërdrejtë. Për këto arsye Gjykata e Apelit aktgjykimin e kundërshtuar e ka ndryshuar, ashtu që të akuzuarin e ka liruar nga akuza. Meqë i akuzuari Nexhmedin Arifi u lirua nga akuza, shpenzimet e procedurës penale përkitazi me këtë të akuzuar, i ngarkohen mjeteve buxhetore të kësaj gjykate” thuhet në aktgjykim.

Gjykata e Apelit ndërkaq e ka kthyer në rigjykim të pjesshme rastin e Kabil Hajdarit.

Nexhmedin Arifi pas këtij vendimi pozitiv për të për rajonipress tha se ndonëse është drejtësi e vonuar, ai gjithmonë ka besuar në punën e tij profesionale që e ka bërë sa ishte kryetar komune.”Ky proces gjyqësor qysh në fillim ishte i montuar, ishte një aktakuzë e paqëndrueshme dhe qesharake. Më ka dëmtuar mua personalisht, dinjitetin tim familjar, por edhe karrierën time politike. Nga të gjitha këto goditje që më erdhën nga një “pallat i drejtësisë” unë nuk do të heshti, por do të kërkojë dëmshpërblim sipas ligjeve në fuqi”.

Arifi tha se këtë vendim e ka pritur kaherë dhe tani pret që të jetë më aktiv në jetën politike në Viti e Kosovë. “Unë dhe PDK-ja do të kthehemi fuqishëm në Viti dhe do ta dinamizojmë skenën opozitare. Që nga fillimi kam pasur ofertë për postin e zëvendësministrit në ndonjë ministri në Qeverinë e Kosovës, por nuk kam pranuar derisa të kryhet i tërë procesi final gjyqësor” tha Arifi.

ARKATANA

Edhe avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha se të gjitha vërejtjet që ai i ka bërë në seancat gjyqësore, pastaj të gjitha ekspertizat e ofruara në Gjykatë kanë dëshmuar për pafajësinë e Nexhmedin Arifit. Ky vendim vërtetë është meritor sepse shkalla e parë ka bërë shumë shkelje” tha Pira për rajonipress.

Ndryshe Gjykata Themelore në Gjilan (shkalla e parë) e kishte shpallur aktgjykimin kundër ish kreut të Vitisë Nexhmedin Arifi i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe Kabil Hajdarit i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe “shmangie nga tatimi”. Kabil Hajdari është dënuar me 1 vit burgim me kusht, me 1000 euro dënim dhe 5 muaj burgim efektiv, derisa Nexhmedin Arifi është dënuar me 18 muaj burgim me kusht.

Sipas aktakuzës i dyshuari Kabil Hajdari në gusht të viti 2008 deri në maj 2011, derisa ka qenë drejtor në NP “Univerzal”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nga datat 24.03.2009, deri më 01.01.2011, mjetet e trustit pensional për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje: Kadri Halabaku, Bajram Aliu, Berat Ymeri, Ruzhdi Musa, Hysni Beqiri, Sabit Salihu, Sabri Rrahimi, Ali Islami, Taf Mustafa dhe Agron Misini, edhe pse kanë qenë në listën e pagave, trusti pensional atyre nuk u është paguar fare, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë të 16 mijë eurove.

Kabil Hajdari gjithashtu dyshohej se ka shmangur mos pagesën e tatimit në Administratën Tatimore të Kosovës në vlerën e 79.815.29 eurove.

Kurse, Nexhmedin Arifi dyshohej se duke qenë në pozitën e kryetarit të Vitisë më 22 gusht 2008, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veti apo tjetrin, në kundërshtim me Ligjin mbi ndërmarrjet publike, ka marrë vendimin mbi ekzekutimin e vendimit të Kuvendit komunal për derajonalizimin e KRM”Higjiena”, njësia punuese në Viti e cila ishte pjesë integrale e “Higjienës” në Gjilan.

Arifi gjithashtu akuzohej se nuk e kishte respektuar shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e as vendimin e Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë atë vendim. Sipas aktakuzës Arifi i ka mundësuar Kabil Hajdarit që të keqpërdor mjetet e kompanisë publike duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerën e 79 mijë eurove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.