United Hospital

Haziri premton ndihma për të gjitha familjet e kthyera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nga ana e tij, Lutfi Haziri theksoi faktin se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet e saj do t’u dalë ndihmë të gjitha familjeve të kthyera.

Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, çështje kryesore ka qenë raportimi i Zyrës për Kthim dhe Komunitete për periudhën janar-mars 2015.

Gjatë kësaj periudhe, udhëheqësi i ZKK-së, Milivoje Zhivkovic, tha se sipas evidentimit të MPB dhe databazës së tyre, janë kthyer 60 familje të komuniteteve, prej të cilave 1 familje i plotëson kushtet për asistencë.

Ai tha se përmes një projekti të BE-së janë ndihmuar 3 familje, dy familje nga komuniteti rom dhe një nga komuniteti serb, duke shtuar se është punuar që personat e shpërngulur sa më parë të pajisen me dokumentacione të nevojshme në atë mënyrë që t’ju lehtësohet procesi i integrimit.

FIDANISHTJA

Ai tha se gjatë kësaj periudhe, ZKK ka bashkëpunuar IOM-in e UNHCR duke bërë vizita në terren lidhur me procesin e riintegrimit, sikurse edhe me USAID-in për ndërtimin e një aneks-shkolle në fshatin Ponesh, derisa ka folur edhe për projektin në fshatin Shillovë, për inicimin e biznesit ku do të përfshihen 3 familje.

Nga ana e tij, kryetari Haziri theksoi faktin se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet e saj do t’u dalë ndihmë të gjitha familjeve të kthyera.

Kreu i Gjilanit pohoi se në bashkëfinancim me USAID-in, Komuna ka përfunduar projektin e pastrimit të lumit në fshatin Kmetoc, duke shtuar se është investuar në tërë territorin e Komunës, pa dallim, sa i përket katërshes infrastrukturore.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se takimi publik me qytetarët do të jetë multietnik dhe do të mbahet në muajin prill në fshatin Ponesh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.