Pensionohet koordinatori për kulturë z. Nazim Maliqi, vlerësohet kontributi i tij
Kamenicë – Komuna e Kamenicës ndau mirënjohje për Nazim Maliqi, i cili u pensionua nga detyra që ka shërbyer si koordinator për kulturë në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Mirënjohja për kontributin e dhënë, z. Maliqit i është ndarë nga zyra e kryetarit të komunës, Begzad Sinani.
Përfaqësues të kësaj zyre si dhe përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, vlerësuan lart punën e deritashme të z. Maliqit./rajonipress/

