Eko Higjiena

Cliff: Në Kosovë ka kryetarë diktatorialë komunash

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori në ikje i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka kërkuar nga Qeveria e re të zhbllokojë AKP-në, e cila ka mbetur pa bord dhe ta zgjidhë statusin e shumë ndërmarrjeve shoqërore.

Cliff, derisa u shpërblye për qeverisjen lokale, tha se në Kosovë ka kryetarë diktatorialë komunash, raporton KTV.

Ndër pengesat më të mëdha që niveli qendror i bën atij lokal janë pronat. Derisa shumica e objekteve shoqërore janë me status të pazgjidhur, për ambasadorin britanik kjo çështje që lidhet me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duhet të jetë prioritet i qeverisë qendrore.

“Qeveria duhet ta kapë e ta shkundë AKP-në, ngase kudo që shkoj nëpër komuna, edhe në ato serbe, ekziston problemi i ndërmarrjeve shoqërore që komunat duan t’ i menaxhojnë, por nuk munden”, ka thënë Ian Cliff, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Cliff foli për qeverisjen lokale, derisa nga Instituti për Qeverisje Lokale mori Çmimin për demokraci lokale. Sipas tij, demokracia nëpër komuna këto 4 vjet nuk ka përparuar shumë dhe në disa prej tyre nuk ekziston fare.

ARKATANA

“Për të ndalur dukurinë që kryetarët të jenë diktatorë të vegjël, siç ndodh në disa komuna në Kosovë, duhet fuqizuar më shumë Asambleja komunale. Është e nevojshme të shmangim klientelizmin, se ky është problem serioz në Kosovë. Ju jeni shoqëri e vogël dhe të gjithë e njihni njëri-tjetrin, por për të shkuar në BE duhet ndalur fillimisht punësimet familjare”, ka shtuar më tej Cliff.

Për britanikun, që para Kosovës ishte në Bosnjë, Asociacioni i Komunave Serbe nuk paraqet rrezik për krijim të një republike serbe, sepse komunat që u bën bashkë ekzistonin që më parë.

Sipas tij, në rundin e ri të bisedimeve Prishtinë-Beograd do të duhej të flitej për forcën e këtij asociacioni, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, kryetari i këtij instituti, Besnik Tahiri, ka thënë se pa komuna të mira, nuk ka shtet të mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.