United Hospital

Detaje të reja nga vrasja në Pejë: A.S. kërkoi ndihmë nga Policia, dokumentet zbulojnë shqetësimet për sigurinë e saj

/ 4 minuta lexim

Detaje të reja rreth vrasjes së A.S, e cila tronditi dje Vitomiricën e Pejës, kanë dalë në dritë. Dokumentet zyrtare të siguruara nga Gazeta Sinjali zbulojnë se vetëm tri ditë para se të vritej, viktima kishte kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ndërsa në një procesverbal ishte dokumentuar se qëndrimi i saj në shtëpinë e përbashkët me ish-bashkëshortin nuk konsiderohej i sigurt.

Sipas dokumenteve, më 22 tetor 2026, A. ishte ankuar për praninë e familjarëve të ish-bashkëshortit, Jeton Sylaj, në shtëpinë ku ajo pretendonte se po i pengohej kthimi. Ajo kishte kërkuar ndërhyrjen e Policisë, duke ngritur shqetësime edhe për moszbatimin e një vendimi gjyqësor lidhur me përkujdesjen ndaj fëmijës.

Sinjalika siguruar procesverbalin e Policisë së Kosovës, me numër 2026-DA-SHZ-1453, të datës 22 tetor, i cili hedh dritë mbi mënyrën se si ishin trajtuar ankesat e viktimës dhe pretendimet për kanosje.

Uje Dea

Vendimi i gjykatës parashihte kthimin e saj në shtëpi

Më 16 tetor, Gjykata Themelore në Pejë kishte nxjerrë një aktvendim me masa mbrojtëse ndaj ish-bashkëshortit të viktimës A.S. Përveç ndalimit të dhunës fizike dhe psikologjike, kërcënimeve dhe pengimit të lëvizjes së saj, vendimi parashihte që ai ta lejonte Arlindën të kthehej dhe ta shfrytëzonte shtëpinë e përbashkët në Vitomiricë.

Aktvendimi kishte hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa ankesa nuk e pezullonte ekzekutimin e tij. Për zbatimin e vendimit ishte përgjegjëse Policia e Kosovës.

Megjithatë, gjashtë ditë pas nxjerrjes së aktvendimit, kthimi i A. në shtëpi hasi në pengesa.

Sipas procesverbalit, pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, Arlinda ishte udhëzuar që çështjen e familjarëve të ish-bashkëshortit që qëndronin në shtëpi ta ndiqte në rrugë civile.

Ndërkohë, lidhur me pretendimet për kanosje, në dokument thuhet se nuk ishte konstatuar konsumimi i veprës penale, ndërsa nga palët pritej sigurimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Dokumenti nuk sqaron nëse Policia kishte ndërmarrë vetë veprime për sigurimin e incizimeve apo nëse ato ishin ruajtur dhe shqyrtuar më vonë.

Prokuroria kishte vlerësuar se qëndrimi i saj në shtëpi nuk ishte i sigurt

Një nga detajet më shqetësuese të procesverbalit lidhet me atë që ndodhi në mbrëmjen e 22 tetorit.

Rreth orës 21:27, Policia e kishte shoqëruar A.S drejt shtëpisë së saj në Vitomiricë, por dera e oborrit ishte e mbyllur. Ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, kishte refuzuar ta hapte, duke pretenduar se vendimi gjyqësor nuk e detyronte shprehimisht ta bënte këtë.

Pas kësaj, Arlinda ishte kthyer në Stacionin Policor në Pejë, ku ishin zhvilluar konsultime të tjera lidhur me situatën.

Sipas dokumentit, për shkak të rrethanave të krijuara dhe pranisë së familjarëve të ish-bashkëshortit, Prokuroria kishte vlerësuar se siguria e viktimës duhej të ishte përparësi dhe se nuk ishte e sigurt që ajo të qëndronte në atë shtëpi.

Si zgjidhje për atë natë, ishte propozuar që A.S të qëndronte te vëllezërit e saj, të cilët kishin shkuar në stacion policor dhe ishin shprehur të gatshëm ta merrnin motrën në shtëpinë e tyre.

Në fund, me mirëkuptimin e saj dhe të familjarëve, A.S ishte larguar drejt fshatit Radac të Pejës.

Tri ditë më vonë, u vra në shtëpinë ku ishte kthyer

Më 25 tetor, A.S ishte kthyer sërish në Stacionin Policor në Pejë, ku ishte intervistuar lidhur me një rast të dhunës në familje.

Rreth orës 20:58, patrulla policore e kishte dërguar në shtëpi. Afërsisht dhjetë minuta më vonë, Policia kishte marrë informacionin për vrasjen e saj.

Viktima ishte gjetur pa shenja jete në dhomën e gjumit. Sipas dyshimeve fillestare, kunati i saj, Albert.S, e kishte goditur me sëpatë në kokë.

Pas rastit, ish-bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj, ishte ndaluar për 48 orë pas intervistimit. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësia eventuale e personave të përfshirë mbeten objekt i hetimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.