Fundamenti

Ekspertët ndërkombëtarë favorizojnë dënimet alternative

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Organizuar nga Oda e Avokatëve të Anamoravës të hënën është mbajtur një debat rreth dënimeve alternative në Kosovë. Ekspertët gjerman Stefan Thier dhe Marius Fiedier thanë se dënimet alternative do ta ulin popullimin e madh të dënimeve të shkaktuara nga gjykatat. Në vend të dënimeve të vogla siç janë vjedhja e pyjeve të burgosurit do të mundë të bënin punë të dobishme për komunitetin tha Stefan Thier. Shemsedin Pira organizator tha se është shqetësuese numri i madh i të dënuarve për vepra penale me dënime të ulëta.

Të hënën organizuar nga Oda e Avokatëve të Anamoravës është mbajtur një tryezë rreth dënimeve alternative me theks të veçantë fuqizimi i shërbimeve korrektuese dhe sprovuese në Kosovë.

Shemsedin Pira avokat dhe kryetar i Odës së Avokatëve tha se eksperienca e ekspertëve gjerman është e dobishme për gjyqësorin në Kosovë sepse fatkeqësisht numri i të dënuarve në Kosovë është shumë i madh dhe shqetësues. “Ne do të mësojmë dhe i zbatojmë përvojat e ekspertëve më të mirë gjerman sepse vërtet mbetet brengosës mos zbatimi i dënimeve alternative” tha Pira.

Eksperti gjerman Stefan Thier tha se në Kosovë dhe në Gjilan numri i të dënuarve për vepra të vogla penale është shumë i madh. “Ne synojmë që dënimet e vogla të zëvendësohen me punë të dobishme për komunitetin. Personat që vjedhin pyjet zakonisht gjobiten me të holla, por kur ata nuk kanë mjete për të paguar atëherë dërgohen në vuajtje të dënimit. Ky numër është i madh dhe ne po bëjmë përpjekje që këto dënime të zëvendësohen duke punuar dhe bërë diçka të mirë për komunitetin të burgosurit” tha Thier.

Mobi Casa

Edhe Marius Fiedier tha se zëvendësimi i gjobës me punë të dobishme për komunitetin e ulë në mënyrë drastike numrin e madh të të burgosurve në Kosovë.”Ne po e mbështesim sistemin tuaj duke u bazuar në standardet evropiane”tha Fiedier.

Në këtë tryezë ka marr pjesë dhe Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan i cili tha se këto përvoja të ekspertëve gjerman janë të dobishme për gjyqësorin kosovarë.

Edhe Remzi Azemi nga Policia e Gjilanit dhe Avni Oruqi e Ismet Hashani shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian rreth këtyre dënimeve dhe zbatimit të tyre me dënime alternative.

Në tryezë kanë marrë pjesë edhe avokat nga Ferizaj e Vitia si dhe përfaqësues të prokurorive rajonale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.