Në Gjilan kthehen përmes vijës ajrore 37 familje për tre muaj
Gjilan – Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm dhe komunitete tha për rajonipress se vetëm për periudhën janar – mars 2015 janë kthyer përmes vijës ajrore 37 familje. Këto familje të kthyera dhunshëm fatkeqësisht nuk përfitojnë asgjë nga shteti.
Në Komunën e Gjilanit vetëm për periudhën janar – mars 2015 janë kthyer përmes vijës ajrore 37 familje, raporton rajonipress.
Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim të qëndrueshëm dhe komunitete tha për rajonipress se këto 37 familje janë kthyer përmes vijës ajrore nga shtetet si Gjermania, Zvicra e Hungaria. “Numri i atyre që riatdhesohen mund të jetë edhe më i madh sepse ka familje që po kthehen edhe me autobus e rrugë tjera. Megjithatë të gjithë të kthyerit nuk do të përfitojnë asnjë ndihmë nga komuna apo shteti” tha Rashiti.
Rashiti tha se të riatdhesuarit të vetmen mundësi e kanë paraqitjen e tyre në Qendrat e Punësimit për të konkurruar në ndonjë zanat apo projekte të përbashkëta që parashohin këto institucione./rajonipress/


