Uji Dea

IMF-të me fitime milionëshe, s’paguajnë tatime

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I kanë përfituar 1.3 milionë euro vitin që lëmë pas, por nuk obligohen t’i paguajnë asnjë cent tatim në fitim shtetit.

Tetëmbëdhjetë institucione mikrofinanciare që ekzistojnë në Kosovë po vazhdojnë të operojnë si Organizata Jo Qeveritare, duke iu ikur kështu obligimeve tatimore.
Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka konfirmuar për Tribuna Channel, se BQK nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga institucionet Mikrofinanciare për shndërrim nga OJQ në shoqëri aksionare.

FIDANISHTJA

Ai ka sqaruar ky ligj nuk ka përcaktuar kompetenca për BQK që do të mund t’i detyronte këto institucione të shndërrojnë statusin e tyre nga OJQ në shoqëri aksionare.
“OJQ-të me status të përfituesit publik gëzojnë të drejtën për lirim nga tatimi dhe lehtësi tatimore dhe fiskale sipas legjislacionit në fuqi me përjashtim të atyre që në esencë janë detyrime për shërbimet publike komunale, prandaj në baze te këtij neni te gjitha IMF OJQ me statusin e përfituesit publik gëzojnë të drejtën për lirim nga tatim”.

Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa ka thënë se Banka Qendrore duhet t’i regjistrojë këto institucione dhe ti obligojë që të paguajnë tatim në fitim.
Me ligjet në fuqi Institucionet Mikrofinanciare që dëshirojnë të shëndërrohen në shoqëri aksionare, nuk u lejohet transferi i kapitalit prej OJQ-së në shoqërinë të re aksionare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.