Vedati i dëshpëruar që nuk gjendet në listën e veteranëve
Nuk ka shumë ditë që janë publikuar listat e veteranëve që kanë marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë.Madje, këto lista janë komentuar për faktin se në to ka pasur persona të cilët nuk e kanë merituar këtë status.
E me to i zhgënjyer ka mbet edhe aktori Vedat Bajrami. Ai ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet se është i veshur me uniformë ushtarake dhe mbrapa kishte një aeroplan.
Vedati përmes shkrimit të hedhur në këtë foto çuditet se si ai ka marrë pjesë në bombardime me këtë aeroplan dhe nuk ka hyrë në listën e veteranëve.
Kjo nuk është hera e parë që ai ironizon me ngjarjet aktuale të cilat përmes humorit i bën zbavitëse./Indeksonline/


