Beatrix Ramosaj në Top Fest me ‘Dhoma 609’
Po dëshiron të dëshmojë se sa e talentuar është. Prandaj këngëtarja Beatrix Ramosaj ka vendosur që të marrë pjesë në festivalin shqiptar ‘Top Fest’ në të cilin interpretohet live.
E në edicionin e 12 të tij, ajo do të prezantohet me këngën e saj të re ‘Dhoma 609’. E sa deri ku do të arrij Beatrixi në këtë festival mbetet të shihet, por duke ditur se sa e zonja është në këndim, shpresojmë se ajo do shkojë deri në finale. /Indeskonline/


