Vrasësit serikë
Rrugët e Kosovës po vazhdojnë të konsiderohen “vrasëse serike”, që për çdo vit po marrin dhjetëra jetë njerëzish, ndërsa shumë të tjerë po mbesin invalidë të përjetshëm.
Që nga përfundimi i luftës e këtej, numri i atyre që kanë vdekur aksidentalisht nëpër rrugët e Kosovës, ka barazuar gati me numrin e dëshmorëve të rënë në luftën për liri (UÇK).
Sipas statistikave, që nga paslufta kanë ndodhur rreth 1700 aksidente me fatalitet, prej të cilave kanë humbur jetën rreth 2000 qytetarë të Kosovës.
Madje në uljen e numrit të aksidenteve në vend nuk ka ndikuar organizimi i fushatave vetëdijesuese dhe as shqiptimi i mbi dy milionë e katërqind mijë tiketave në periudhën 2005-2014./zeri/


