Eko Higjiena

Korrupsioni i “peshqve të mëdhenj” lulëzon, drejtësia në gjumë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Arrestimet e muajit dhjetor të vitit që lamë pas ndaj disa zyrtarëve policorë të dyshuar për marrje ryshfeti, por edhe disa të tjerëve më herët për vepra të tilla penale, të ndëshkuar për shkelje të ligjit, ani pse raste shumë minore, prapëseprapë tregojnë një hap pozitiv, por, në anën tjetër, një gjë e tillë thuajse nuk po ndodh në hallkat e tjera të drejtësisë, siç është prokuroria e gjykatat, pasi deri më tani pos disa rasteve nuk ka pasur ndonjë të tillë që i është shqiptuar dënim me burgim ndonjë prokurori apo gjyqtari që ka rënë ndesh me ligjin, duke mbetur kësisoj të pandëshkuar ata.

Disa raste minore shënohen si spektakël medial

Arrestimet e muajit dhjetor të vitit që lamë pas ndaj disa zyrtarëve policorë të dyshuar për marrje ryshfeti, por edhe disa të tjerëve më herët për vepra të tilla penale, të ndëshkuar për shkelje të ligjit, ani pse raste shumë minore, prapëseprapë tregojnë një hap pozitiv, por, në anën tjetër, një gjë e tillë thuajse nuk po ndodh në hallkat e tjera të drejtësisë, siç është prokuroria e gjykatat, pasi deri më tani pos disa rasteve nuk ka pasur ndonjë të tillë që i është shqiptuar dënim me burgim ndonjë prokurori apo gjyqtari që ka rënë ndesh me ligjin, duke mbetur kësisoj të pandëshkuar ata. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit dhe analistët e kësaj fushe, të cilët kanë veçuar se pa filluar policia që të hetojë policët që merren me lëndët korruptive, ose prokurorët t’i hetojnë prokurorët apo edhe gjyqtarët që merren me lëndë të tilla, nuk pritët se ka për të qenë e efektshme lufta kundër korrupsionit. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se tek ne ndiqet korrupsioni i niveleve të ulëta, ai i policëve dhe nëpunësve të ulët, derisa, sipas tij, në këtë mënyrë pretendohet se po luftohet korrupsioni.

UBT

Të adresohet qartë përgjegjësia

Sipas Salihajt, korrupsioni i niveleve të larta nuk është duke u luftuar fare. “Ndërkaq, në fakt, vetëm një funksionar i nivelit të lartë bart në vete korrupsion më shumë se njëmijë policë trafiku apo nëpunës të thjeshtë së bashku. Andaj, kjo është një metodë për të bërë shumë zhurmë mediale, pa e luftuar korrupsionin e vërtetë, ndërsa në anën tjetër, prokurorë dhe gjyqtarë shumë të korruptuar mbrohen nga shefat e tyre të politikës ” Pronto”, sepse u duhen aty për ta mbrojtur veten dhe për të mos rrjedhur informatat për korrupsionin, i cili, siç dihet, po e gërryen pamëshirshëm shtetin e brishtë të Kosovës”, është shprehur deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se ndër të tjera veprime në drejtim të stabilizimit dhe avancimit të pozitës së gjyqë- sorit dhe shtimit të kredibilitetit dhe efikasitetit të tij, ndoshta, siç tha, do të duhej që të trajtohej edhe çështja e zbatimit të masave disiplinore dhe ashpërsimit të përgjegjësive në relacion me zbatuesit e drejtpërdrejtë të ligjit, në këtë rast në gjyqësor sa i përket prokurorëve në radhë të parë, por edhe të tjerëve, si dhe krahas kësaj edhe mosaplikimi i parimit që të hedhet përgjegjësia e dikujt në dikë tjetër, ku policia t’ia hedhë përgjegjësinë e saj sa më parë dhe sa më shpejt e lehtë prokurorive, ndërsa kjo e fundit gjykatave dhe kështu drejtësia të zvarritet dhe të mos zbërthehet./kosova sot/