ARKATANA

Arifi: Valë shkeljesh ligjore në komunën e Vitisë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Ish kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi vazhdon të paraqes vazhdën e shkeljeve ligjore të udhëheqjes komunale në krye me kryetarin e komunës Sokol Haliti që po mbahet “autoritet” e po vazhdon me një histori komplekse të shkeljes së ligjit duke vështirësuar jetën e qytetarëve, për t’i mbajtur afër vetes militantët partiak dhe për t’i punësuar ata, por edhe duke trumbetuar se po punohet me një qeverisje “brilante”.

Kryetari i komunës Sokol Haliti është nën një presion të përballjes me keqmenaxhim të fushës financiare duke bërë shumë malverzime për shkak të premtimeve boshe që ka dhënë gjatë fushatës thotë Arifi për rajonipress.

Paraqitja e raportit financiar siç e kemi përmendur edhe njëherë, lere se ishin të pa sakta, por edhe ishte i mbushur me shumë të pa vërteta thjesht të falsifikuara duke mos i prezantuar me vlera reale dhe me një jobesueshmëri.

Udhëheqja komunale në krye me Sokol Halitin vazhdon të deklaroj se nga donatorët për 2014-tën kemi pasur investime 1.500000 euro. Këto janë trillime, sepse investime nga palët e tretat për 2014-tën ka pasur afërsisht 230000 euro. Le të urdhërojnë e t’i gjejnë se cilët janë ato projekte?Deklarime këto boshe dhe paushalle dalin nga ata shprehet Arifi .

Në vazhdën e të pa vërtetave nën petkun e qeverisjes së kaluar trumbeton para mediave se, komuna e Vitisë në indeksin e konkurrencës për komunat e Republikës së Kosovës për vitin 2013 është radhitur në vendin e parë, por ka harruar se komuna e Vitisë këtë rangim e ka pasur falë angazhimit të udhëheqjes komunale për mandatin e kaluar duke bashkëpunuar me USAID-in, Departamentin për krijimin e mjedisit biznesor dhe Oden ekonomike. Vazhdon të trillon para militantëve të vet e mediave se ka zënë vendin e parë për përformancë dhe transparencë gjatë gjithë vitit 2014.

Sokol Haliti vazhdon edhe me shkelje të tjera ligjore, duke punësuar militant me kontratë në vepër, si është rasti i fundit në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”që ka punësuar një juriste bashkëfshatare të tij si” sekretare”.

Drejtorëve të drejtorive ua ka sekuestruar të drejtën për të marr ndonjë vendim që është nën kompetencën e tyre, vetëm drejtorin e DKA-së e ka futur nën sqetull dhe ai është bërë tutor dhe që të dy pastaj duke shkelur ligjin, kjo është fusha e arsimit e futur në kollaps.

FIDANISHTJA

Mbështetur në të dhënat nëpër shkolla, por sidomos në shkollën e Mesme Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës”, janë punësuar pa kritere e pa konkurs, duke pasur gati në secilën shkollë të të njëjtat shkelje të përsëritura.

Këtë javë raportohet se pasi është kaluar kostoja e punësimeve, mundësitë për t’i sistemuar numër të madh mësimdhënësish që është mbi 40 sosh. Është detyruar DKA-ja t’i heq prej regjistrit të rrogave të mësimdhënësve e t’i fusin nën ombrellën e DKA-së:zv. drejtorin e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, Riza Shabanin, njeri profesional në arsim, magjistër, njeri i dëshmuar në fushën e arsimit për tre mandate zv.drejtor, pastaj Ismail Dragobuzhda, prof Mujë Tafa, me kusht që Ministria e Administratës Publike tua lejoj pagat për muajin mars 2015,sepse vetëm për muajin janar –shkurt të këtij viti kishte diferencë negative rreth 15000 euro.

Tani më janë tejkaluar mundësitë buxhetore duke i pyetur me cilat fonde buxhetore mbulohen këto diferenca?. Ndoshta siç po i quajnë” shërbime të veçanta”, duke i paguar nga shërbimet dhe mallrat, kjo është thjesht shkelje e ligjit. Drejtori i DKA-së, Qahil Sinani, është ana tjetër e medaljes si shkelës i ligjit e ka vënë para dilemës tërë sistemin e arsimit në komunën e Vitisë së bashku me juristin e kësaj drejtorie duke mos respektuar as një normë punësojnë pa konkurs, as kriter, as formulë bugjetore sipas Ligjit mbi Arsimin.

Këto janë goditjet e njëpasnjëshme që iu vijnë qytetarëve për menaxhim të çrregullt e pasojat po ndjehen thellë.

Parregullsi shihen edhe me projektet e filluara në 2014-tën, sepse shumë prej tyre të papërfunduara, pasojë kjo e konfliktit të interesit. Komuna po i favorizon kompanitë e caktuara duke ju dhënë tender në kundërshtim me rregullat ligjore, duke mohuar te drejtën për të konkurruar, po i ndajnë vlerat e shumave nën 10000e për favorizime të njerëzve të caktuar. Rast eklatant është ai i hartimit të projektit për kanalizim i fshatit Beguncë e Ramnishtë, pastaj hartimi i projektit (asfaltimi) i rrugës Kllokot-Tërpezë, Kllokot – Zhiti dhe asfaltimi i rrugës Budrikë-Ura e Remnikut.

Në vend se kryetari i komunës Sokol Haliti të merret me hallet e qytetarëve që nuk janë të pakta e të menaxhoj me mirë buxhetin e të mos bëjë shkelje ligjore, ai ka zgjedhur një rrugëtim të hedhjes hi syve duke i mashtruar qytetarët e thjeshtë me atë shaminë kukull “Honoris Kausa” në sallën e kuvendit të komunës ku duhet të trajtoheshin problematika tjera, që nuk janë të pakta ka thënë Arifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.