FIDANISHTJA

Hajredin Kuçi: Gjykata Speciale do t’i marrë më pak se 10 persona

/ 2 minuta lexim
HW

Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka Gjykata Speciale do t’i marrë më pak se 10 persona. Ai ka treguar në emisionin “Komitetit” prodhim i Gazetës Express për RTK’në se ambasadori Willamsoni ka thënë se behët fjalë për me pak se 10 persona.

“Kjo më është thënë në takim ku kanë qenë edhe Agim Ceku”.

Ministri Kuçi ka thënë se nuk i dinë askush emrat që do të gjykohen. Sipas tij është absurde që të thuhet se dikush i din emrat.

Hajredin Kuçi: Kam mundur të isha Kryeministër para Bajram Rexhepit, po të isha i pafytyrë

Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka pasur mundësi të behët kryetar i Kuvendit por edhe kryeministër.

Madje ai ka treguar se kryeministër ka mundur te jetë edhe para Bajram Rexhepit.

United Hospital

Mirëpo, Kuçi në emisionin “Komitetit” prodhim i Gazetës Express për RTK’në ka treguar se nuk i ka pranuar këto poste, pasi sipas tij është dashur të behët i pafytyrë.

“Kam mundur të jem kryetar i kuvendit. Kam mundur të jem edhe kryeministër. Kam pasur ofertë edhe para Bajram Rexhepit, por është dashur të behëm i pafytyrë. Këto poste nuk i kam pranuar për këtë arsye”, ka thënë Kuçi.

Hajredin Kuçi tregon për ëndërrat e tij

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi gjatë emisionit “Komiteti” në RTK ka treguar për qejfet e tija që i kishte si fëmijë.
Megjithëse zëri nuk i shkon për muzikë, Kuqi ka treguar se din qindra tekste muzikore.

“Ëndërra ime ka qenë të jem mësues dhe këngëtar. Për këngëtar, zëri nuk më shkon por që i di mbi 500 tekste, këngë të vjetra por nga këto të reja më pak”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.