Hidromorava

Zyrtarët vitias ankohen për numrin e vogël të përfituesve të grandeve qeveritare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në këtë takim po ashtu është biseduar për numrin e vogël të përfituesve të këtyre grandeve në vitin 2013-2014 krahas komunave të tjera, kur dihet se komuna e Vitisë njihet si rajon bujqësor dhe me fermerë të vyeshëm.

Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori për Bujqësi dhe Pylltari Veton Ademi, kanë zhvilluar sot një takim me zv. ministrin e Bujqësisë Vezir Januzi me të cilin është biseduar për mundësit e aplikimit të fermerëve në grandet e Ministrisë së Bujqësisë.

Fermerët e komunës së Vitisë të fshatrave që janë nën masën e komasacionit, nuk u jepet e drejta të jenë aplikues të grandeve të qeverisë, për shkakun se ata nuk mund të pajisen me fleta poseduese të atyre pronave, kur dihet se projekti i komasacionit ende nuk është i përfunduar.

Përfaqësuesit komunal, kanë njoftuar zv. ministrin se janë mbi 3000 hektar të komunës së Vitisë nën masën e komasacionit, që konsiderohet edhe toka më kualitative, ndërkohë që pamundësia për të aplikuar në këto grande, po dëmton në masë këta fermerë të kësaj komune.

Uji Dea

Zv.ministri Januzi, ka premtuar se do të angazhohet që të gjejë një zgjidhje të këtij problem dhe të i jepet e drejta për aplikim këtyre bujqve.

Në këtë takim po ashtu është biseduar për numrin e vogël të përfituesve të këtyre grandeve në vitin 2013-2014 krahas komunave të tjera, kur dihet se komuna e Vitisë njihet si rajon bujqësor dhe me fermerë të vyeshëm.

Përndryshe, data e fundit e aplikimit për këto grande për sivjet, u tha të jetë 10 prilli. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.