UBT

VV: Mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, janë fytyra e vërtetë e LDK-së dhe Lutfi Hazirit

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kjo qeverisje, në mungesë të punëve të mira, projekteve, investimeve kapitale, zhvillimit ekonomik, mirëqenies më të mirë të qytetarëve, zbutjes së papunësisë dhe varfërisë, gjithnjë e më shumë po shkon drejt dështimit dhe humbjes së shpresës së qytetarëve të kësaj komune për një jetë më të mirë. Fare lehtë mund ta kuptojë dhe shikojë gjithsecili, se sa vërtetë kërkesa janë drejtuar, e në anën tjetër sa përgjigje kemi pranuar. Mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, bashkë me keqqeverisjen dhe keqpërdorimin e parave të qytetarëve, janë fytyra e vërtetë e LDK-së dhe Lutfi Hazirit në Gjilan, tha në fund aktivisti Ilir Hoti.

Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VV në Gjilan ekspozuan sot të gjitha kërkesat e dërguara në Komunën e Gjilanit përgjatë vitit 2014, si dhe përgjigjet e pakta që kanë marrë për ato kërkesa nga ana e ekzekutivit komunal. Aktivisti Ilir Hoti tha se pavarësisht se me rregulloren për transparencën në Komunën e Gjilanit, e cila saktëson qartë se çdo kërkese drejtuar Kryetarit të Komunës, por edhe organeve tjera më të larta ekzekutive, brenda 30 ditësh (neni 5, pika 5.2) duhet kthyer një përgjigje çfarëdo qoftë ajo, megjithatë kjo nuk ka ndodhur në Komunën e Gjilanit.

“Janë 22 kërkesa/pyetje të drejtuara ose tek Kryetari, ose tek drejtorët komunalë, por vetëm 7 prej tyre përgjatë gjithë vitit kanë marrë përgjigje. Pra, në 2/3 e kërkesave tona nuk janë përgjigjur as Kryetari, e as drejtorët e drejtorive”, tha Hoti, duke shtuar se kjo formë e mospërfilljes së drejtuesve më të lartë të Komunës ndaj kërkesave tona, që njëherësh janë edhe të qytetarëve gjilanas, dëshmon mosefikasitet të udhëheqësisë komunale si dhe papërgjegjësi përballë qytetarëve.

“Kjo qeverisje, në mungesë të punëve të mira, projekteve, investimeve kapitale, zhvillimit ekonomik, mirëqenies më të mirë të qytetarëve, zbutjes së papunësisë dhe varfërisë, gjithnjë e më shumë po shkon drejt dështimit dhe humbjes së shpresës së qytetarëve të kësaj komune për një jetë më të mirë. Fare lehtë mund ta kuptojë dhe shikojë gjithsecili, se sa vërtetë kërkesa janë drejtuar, e në anën tjetër sa përgjigje kemi pranuar. Mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies, bashkë me keqqeverisjen dhe keqpërdorimin e parave të qytetarëve, janë fytyra e vërtetë e LDK-së dhe Lutfi Hazirit në Gjilan”, tha në fund aktivisti Ilir Hoti.

Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan kërkon nga qeverisja aktuale që të punojë për të mirën e përgjithshme, e të mos vazhdojë me qeverisje të tillë që po e rrit boshllëkun pushtetarë-qytetarë, si dhe po e thellon varfërinë e qytetarëve përballë rritjes së luksit të pushtetarëve.

Ndërkaq aktivisti tjetër i Lëvizjes VV, Yll Islami, ka thënë se edhe përgjigjet e komunës shpesh nuk janë vërtet përgjigje (me përjashtim të 2 -3 drejtorive), dhe se ajo që shkruhet në ato ose nuk ka lidhje me pyetjen ose zyrtarët që përgjigjen nuk e respektojnë atë që vetë e thonë po e ilustrojmë me përgjigjen e kryetarit të komunës, në shkresës së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me zyrat e subjekteve politike.

Mobi Casa

Ky letër këmbim mes të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Komunës ka ndodh në fillim të vitit të kaluar. Kjo ishte përgjigja e Komunës atëherë: ….(të lexohet përgjigja)…

Edhe pse komuna përmes përgjigjes që sa po e lexuam kishte marr përsipër që po sa ta bëjë regjistrimin e pasurisë së komunës të përgjigjet me një zgjidhje të drejt. Komuna gjer më tani, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, as nuk i është përgjigjur kërkesës tonë, e as nuk e ka zgjidhur problemin që ne e kemi shtruar. Ne kemi kërkuar që komuna t’i trajtoj në mënyrë të barabartë të gjitha subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit komunal.

Këta zyrtar që obligimet e tyre ligjore nuk i kryejnë ndaj subjekteve politike, nuk janë transparent, as ndaj këshilltarëve komunal, mund ta merrni me mend si sillen me qytetarët e rëndomtë.

Qytetar të nderuar, kjo ekspozitë prezanton e letërkëmbimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe komunës dëshmon se në Komunën e Gjilanit nuk ka transparencë.

Është fakt i pa mohueshëm se transparenca mungon atje ku ka keqpërdorime, mashtrime, mungesë pune dhe përgjegjësie. Deri kur kështu?./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.