Mobi Casa

Pyesin gjermanët: Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ndërkohë që mijëra shqiptarë nga Kosova po ju drejtohen Perëndimit për një jetë më të mirë, pyetja që shtrohet nga mediat gjermane është: “Ku shkuan miliardat e derdhura për shtetin kosovar?”.

Një emision kushtuar Kosovës dhe krizës në të cilën po kalon vendi, u përgatit më 12 mars nga televizioni publik gjerman ARD.

Duke iu referuar eksodit ku mijëra shqiptarë nga Kosova nisen për në Gjermani për të punuar, në mënyrë që t’i largohen papunësisë dhe korrupsionit në vendin e tyre, emisioni “Kontraste” pyet pse vendi nuk ka bërë asnjë progres nga ndihmat e dhëna.

FIDANISHTJA

Gazetarët e emisionit “Kontraste” kanë bërë përpjekje për të gjetur përgjigjen për këtë dhe pyetje tjera shqetësuese nga realiteti kosovar. Ata ballafaqojnë zërat e qytetarëve nga Kosova dhe të ndërkombëtarëve, të përfaqësuesve të institucioneve si, EULEX-i dhe GIZ-i gjerman, lidhur me perceptimin se paratë ndërkombëtare që derdhen në Kosovë nuk e arrijnë destinacionin e tyre, transmeton Shekulli.

Sipas emisionit, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe atë gjermane për kooperim dhe zhvillim (GIZ) ndajnë ndihma, fatin e të cilave nuk e ndjekin më tutje. Atyre u mjaftojnë raporte ose dokumente që flasin për “suksesin” e projekteve, pa shikuar efektin konkret të tyre në terren, ku gjendja mbetet po aq e mjerueshme sa ishte më parë.

Emisioni vendos në fokus edhe institucionet kosovare, që kujdesen kryesisht për luksin e ndërtesave dhe makinave të tyre dhe fare pak për të përmirësuar standardin e qytetarëve. Pavarësisht se emisioni hedh pak dritë mbi këtë çështje, në fund të tij pyetja vazhdon të mbetet e njëjtë: “Ku shkojnë ndihmat për Kosovën?”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.