HW

Amnisti e heshtur për cenuesit e rendit kushtetues

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ramadan Istrefi ka dështuar edhe të mërkurën që të vërë bazamentin për ngritjen e shtëpisë në pronë të tij, që ndodhet në veriun e Mitrovicës. Është zmbrapsur, pasi fqinjët serbë e kanë sulmuar, shkruan sot Koha Ditore.

Deri kur plasi lufta 17 vjet më parë, ai ka jetuar në lagjen Kroi i Vitakut. Pas çlirimit të Kosovës, veriu i Mitrovicës u mbipopullua nga serbët dhe prej atëherë Beogradi zyrtar ka ushtruar pushtetin faktik në këtë pjesë. Veriu është bërë vatër ku nuk mund të kthehen shqiptarët.

Tentimet e Ramadanit për të ndërtuar një jetë në vendin ku është lindur e rritur kanë dështuar shumë herë, e edhe një ditë më parë.

Eco Higjiena

“Dolëm me ekskavator për të nisur punën, por një komshi erdhi dhe na pengoi. Atij iu bashkuan edhe të tjerë”, ka treguar Ramadani. “E ndalën ekskavatorin. Gjuajtën gurë në të, drunj dhe mjete të tjera të forta”.

Nga ky sulm ka mbetur i lënduar Fehmi Aliu, shofer i ekskavatorit. Atij i është dashur t’i nënshtrohet kujdesit shëndetësor. E organet e rendit nuk i kanë marrë në përgjegjësi sulmuesit, ndonëse nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar e etnik, por edhe dëmtimi i pronës së paluajtshme përbëjnë vepra penale. Kosova vazhdon t’i amnistojë në heshtje edhe personat përgjegjës për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit. Është duke u bërë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.