Konfiskohen dru tek Shushtë e Vitisë
Gjilan – Në fshatin Shushtë të Vitisë njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar një Kamion me targa lokale të ngarkuar me dru për djegie (1.5 metra) që ishte duke i transportuar i dyshuari mashkull shqiptar në mënyrë të kundërligjshme – pa dokumentacion përcjellës njoftoj policia e Kosovës.
Masa drunore është konfiskuar nga zyrtarët e APK-së ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/


