ARKATANA

100 ditë pa gjurmë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria Mustafa nuk ka lënë ndonjë gjurmë në 100-ditëshin e parë. Gjurmë kanë lënë reagimet në masë kundër disa politikave qeverisëse, por edhe presioni sindikal që ka paralizuar përkohësisht disa nga shtyllat esenciale të shtetit.

Në më shumë se tre muaj, prej kur e ka marrë pushtetin, kryeministri Isa Mustafa është përballur me emigrimin më të madh të kosovarëve prej pasluftës e këtej e edhe me protestën më të madhe e më të dhunshme që nga shpallja e Pavarësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Është përballur edhe me grevën e mësimdhënësve, të minatorëve e së fundmi edhe të gjykatësve, përcjell koha.net. Po kështu, edhe me bojkotin ndaj institucioneve që e mban në fuqi Lista Serbe, partner qeverisës i Mustafës. Madje, ka humbur edhe mbështetjen e çerekut të deputetëve të partisë së tij, LDK-së.

Mobi Casa

Të enjten bëhen 100 ditë prej kur Mustafa është zgjedhur kryeministër. Tek vonë Kabineti i tij ka miratuar Programin qeveritar. Dhe akoma nuk i ka kompletuar dikasteret qeveritare me zëvendësministra.

Gjatë 19 mbledhjeve të mbajtura, Qeveria ka marrë më shumë se 80 vendime dhe ka proceduar në Kuvend dy amendamente kushtetuese dhe 17 projektligje, 7 nga të cilat në mbledhjen e fundit.

Në Qeveri kanë refuzuar të numërojnë qoftë arritjet apo dështimet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.