ARKATANA

Fshatrat e Grykës së Karadakut të Zhegrës pa tabela emërtimesh

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kam dëshirë të madhe që të shkoj njëherë ta vizitoj Grykën e Karadakut të Zhegrës dhe t’i shoh ato fshatra të asaj Malësie, nga se kurrë në jetën time nuk kam pasur rast dhe mundësi që t’i vizitoj dhe t’i shoh ato vende se ku janë dhe si duken ?!

Para disa ditësh, më thirri në telefon një mik i imi, nga një krahinë tjetër e Kosovës, i cili m’u drejtua me këto fjalë dhe me këtë lutje :

“I nderuari miku im Demir,

Kam dëshirë të madhe që të shkoj njëherë ta vizitoj Grykën e Karadakut të Zhegrës dhe t’i shoh ato fshatra të asaj Malësie, nga se kurrë në jetën time nuk kam pasur rast dhe mundësi që t’i vizitoj dhe t’i shoh ato vende se ku janë dhe si duken ?!

Tani, i kam kushtet dhe mundësitë që këtë dëshirë ta realizoj, por unë nuk e njoh atë teren dhe të kisha lutë shumë, që po pate mundësi të më shoqërosh edhe t`i, nga se e di se t`i ke qenë nëpër ato fshatra dhe e njeh mirë atë Malësi !”

Unë, me kënaqësinë time më të madhe e pranova kërkesën e mikut tim dhe i premtova se do ta shoqëroj me shumë dëshirë në rrugëtim për në këtë teren kurdo që të vijë ai në Gjilan !

ARKATANA

Nuk vonoi shumë dhe që në vikendin e parë, miku im kishte marrë rrugë me veturën e tij, për të ardhur tek unë dhe për të udhëtuar së bashku drejt Grykës së Karadakut të Zhegrës !

Për t’ia realizuar mikut tim këtë dëshirë jetësore , nuk humbëm shumë kohë dhe menjëherë u nisëm me veturën e tij, drejt Zhegrës dhe Grykës së Karadakut !

Miku im, i cili nuk kishte qenë kurrë në jetën e tij në fshatrat e kësaj Malësie, ishte shumë kureshtarë që të mësonte për të gjitha fshatrat e asaj Gryke, se si quhen ato dhe si duken për nga pamja dhe natyra ?!

Mirëpo, sapo e kaluam fshatin Zhegër, menjëherë filluam që të dy që të zhgënjehemi thellë në shpirt, nga se në asnjërin prej fshatrave të kësaj Gryke impozante, nuk e hasëm qoftë edhe një tabelë të vetme të mbishkrimit me emrin e ndonjë fshati ?!

Kështu, shkuam deri në pikën kufitare me Maqedoninë dhe dolëm edhe në fshatin Stançiq, por pa e pasur mundësinë që ta dimë dhe t’i mësojmë emrat e këtyre fshatrave dhe vendbanimeve autoktone të Grykës së Malësisë së Karadakut legjendarë të Idriz Seferit dhe të shumë legjendave tjera të këtyre anëve !…

Vizita jonë aq kureshtare na shkoi huqe, pa e ditur motivin dhe misterin e vërtetë, se për çfarë motivesh dhe arsyesh organet komunale të Gjilanit, nuk i kanë vu tabelat e emërtimeve të këtyre fshatrave përgjatë rrugës deri në kufi me Maqedoninë ?!/demirkrasniqi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.