ARKATANA

Njëqind ditë qeverisje: Mustafa heshtë, opozita kritikon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Janë bërë rrafsh 100 ditë prej kur Isa Mustafa u betua për bashkëqeverisje me PDK-në e Hashim Thaçit. Kreu i ekzekutivit nuk ka thënë asnjë fjalë për 100 ditë të qeverisjes së tij. Për të kanë folur opozitarët.

Ish-bashkëpunëtorët e Mustafës në kohën sa ekzistonte blloku LVAN, e kanë quajtur Qeveri të hajnisë, të turpit, të mjerimit e varfërisë Qeverinë e Isa Mustafës. Ramush Haradinaj i ka renditur 100 dështimet e Qeverisë, e ato i ka dokumentuar edhe me fotografi, raporton KTV.

Haradinaj tha se për 100 ditët e Isa Mustafës si kryeministër, 100 mijë qytetarë morën rrugën e eksodit tragjik. Këtë Qeveri që i mbushi 100 ditë të ekzistencës, e quajti Qeveri të krimit e nëntokës.

ARKATANA

Edhe Vetëvendosje ka kritikuar ashpër 100 ditë të qeverisjes së Mustafës. Aida Durguti tha se këta tre muaj kanë shërbyer për të parë se sa e dobët është kjo qeverisje, ndërsa nuk pret që as për tërë mandatin të ketë rezultate të tjera. Ajo tha se hapat konkretë të qeverisjes LDK-PDK kanë qenë vetëm në raport me Listën Serbe, transmeton Koha.net.

Por, jo pak sfida e pritën Isa Musfën si kryeministër i ri. Në ditët e para të mandatit ishin kërcënimet për protesta e greva të sindikalistëve, të cilët kërkonin përmbushjen e premtimit për rritje pagash të premtuara nga ish-kryeministri Thaçi, por që Mustafa u tha troç se s’do të ketë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.