Vitia në vitin 2014 shpenzojë buxhetin 99.14 %
Viti – Në një konferencë për shtyp të zyrtarëve komunal të Vitisë në fokus ishin çështjet e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, Zv. Kryetari i komunës, Hasan Aliu si dhe Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani e cila njëherit është edhe Zëdhënëse e qeverisë komunale në Viti.
Gjatë kësaj konferencë është folur në veçanti për sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur Komuna e Vitisë gjatë vitit të shkuar por edhe projekteve për këtë vit.
Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama ka folur në veçanti për çështjet e shpenzimeve, inkasimit të tatimit në pronë, realizimit të buxhetit komunal për vitin 2014 si dhe planifikimin buxhetor për vitin 2015 si dhe projekteve të cilat janë realizuar gjatë vitit të shkuar duke potencuar edhe pengesat me të cilat ka hasur kjo drejtori, e ndër to përmendi rritjen e pagave e cila ka ndikuar në zvogëlim të buxhetit për shpenzimet kapitale dhe borxhet e trashëguara nga qeverisja e kaluar.
Ndërkaq duke folur për sukseset ai tha se kjo komunë ka arritur që në vitin 2014 të bëjë një shpenzim të buxhetit për 99.14%.
Rama gjithashtu tha se qeveria komunale e Vitisë ka arritur sukses edhe saj për këtë thithjes së donatorëve duke theksuar se gjatë vitit të shkuar kjo komunë ka arritur të përfitoj donacione në vlerë mbi 1.500.000 €. “Me suksese të mira janë karakterizuar disa aktivitete që kanë kontribuar dhe kanë dhënë rezultate për thithjen e investimeve të huaja nga donatorë të ndryshëm si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm. Mbi një milion e gjysmë euro janë marrëveshje të bëra për vitin 2014 nga donatorë të ndryshëm për financimin e projekteve në Komunën e Vitisë” u shpreh Rama.
Gjatë kësaj konference ai ka folur edhe saj për rritjen e të hyrave vetanake duke nënvizuar se këto të hyra janë rritur për mbi 208 mijë euro. Drejtori Rama poashtu tha se Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra për Projekte ka të gatshme 53 projekte dhe se për çdo moment kur ka donacione dhe mundësitë buxhetore të realizohen.
Gjithashtu në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Zv. Kryetari i komunës, Hasan Aliu si dhe Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani e cila njëherit është edhe Zëdhënëse e qeverisë komunale në Viti./rajonipress/


