Arrestime në Uglar e Radivojc
Gjilan – Në fshatin Uglar të Gjilanit lidhur me rastin e datës 5 mars 2014 pas hetimeve të zhvilluara sot më 17.03.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në fshatin Radivojc të Vitisë në bazë të urdhëresës së gjykatës njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/


