Fundamenti

Luta bëhet gati për “sulm”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Opozita e ka akuzuar Lutfi Hazirin se mos realizimi i të ashtuquajturit ri-formatizim i qeverisjes komunale, i paralajmëruar disa herë gjatë vitit nga ana e kryetarit të komunës, poashtu tregon jo seriozitetin dhe mos guximin e tij për të marr vendime me përgjegjësi institucionale. Por Haziri për rajonipress tha se priten ndryshime në qeverisjen komunale dhe se ai është duke përfunduar vlerësimet finale.

Lutfi Haziri kishte paralajmëruar në fund të shkurtit se do të ndodhë shpejt riformatimi i qeverisje aktuale. Janë disa pakënaqësi, ngecje, aty këtu skandale e afera të vogla që e kanë detyruar Hazirin të bëjë ndryshimet e duhura.

PDK një ditë më parë e akuzojë Hazirin se edhe pas 15 muajsh të udhëheqjes, ende asnjëherë nuk ka arritur ta kompletojë qeverisjen e tij me drejtor të drejtorive komunale. “Drejtimi i institucioneve komunale pa drejtor, tregon paaftësinë totale të kryetarit të komunës për të udhëhequr dhe zhvilluar komunën e Gjilanit në shumë sektorë të rëndësishëm thuhet në reagimin e degës së PDK-së” kanë thënë dega e PDK-së.

Por Haziri i ka siguruar opozitën se është duke punuar natë e ditë dhe se është në fund të vlerësimeve finale. “Jam duke përfunduar vlerësimet finale dhe riformatimi do të ndodhë” tha shkurt Haziri për rajonipress.

Uji Dea

Sipas PDK-së mos realizimi i të ashtuquajturit ri-formatizim i qeverisjes komunale, i paralajmëruar disa herë gjatë vitit nga ana e kryetarit të komunës, poashtu tregon joseriozitetin dhe mos guximin e tij për të marr vendime me përgjegjësi institucionale. Ky problem i kësaj qeverisje tregon se që nga fillimi, nuk kanë pasur kuadro të përgjegjshme dhe profesionale për të emëruar dhe vendosur në pozita udhëheqëse të institucioneve komunale.

Haziri pati deklaruar më herët se ndryshime pritet të ndodhin në zyrën e prokurimit, në inspeksion, në buxhet dhe financa, në drejtorinë për pronë e kadastër. Ndërrime e ndryshime pritet të ndodhin edhe tek shefat e zyreve.

Lutfi Haziri nuk i ka mohuar këto ndryshime, derisa ka thënë se po punon ta bëjë realitet Koalicionin e madh për Gjilanin../rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.