KKVITI

AXOS mund t’ia marrë Kosovës deri në 400 milionë euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kompania gjermane “Axos Capital” ka paditur qeverinë e Kosovës me 400 milionë euro, si rezultat i ofertës së saj të dështuar për të blerë Telekomin e Kosovës. Sipas “Global Telecoms Bussines”, një kompani e investimeve gjermane që është penguar në blerjen e Telekomit të Kosovës në vitin 2013 është në kërkim të kompensimit deri në 400 milionë euro (419 milionë dollarë amerikanë) në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit, transmeton Gazeta Express.

Reuters ka raportuar se shuma e mes 200-400 milionë euro përfaqëson 10-20 për qind të buxhetit të Kosovës për vitin 2017.

Kuvendi i Kosovës ka bllokuar shitjen e Telekomit të Kosovës (PTK) kompanisë gjermane ACP Axos Capital për 277 milionë euro në vitin 2013.

Javën e kaluar një gjykatë ndërkombëtare e arbitrimit ka urdhëruar firmës shtetërore të Telekomit të paguajë 29.6 milionë euro për ofruesit e Telekomit celular të shërbimit Z-Mobile, si rezultat i shkeljes së vendimit të kontratës.

Pasi arriti në 1 miliardë euro, Telekomi i Kosovës vitin e kaluar ra 63 për qind në 6 milionë euro. Kjo tani e bën atë një kompani me humbje.

KKVITI

Telekomi i Kosovës është më i madhi sa i përket telefonisë mobile të vendit që e përfaqëson rreth 54 për qind të tregut.

“Global Telecoms Bussines” në fund të tekstit të tyre shkruajnë edhe një prapavijë për Kosovën.

“Kosova është njëra nga vendet më të varfëri në Europë. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë. Ajo ka qëndruar në ekzistencë vetëm për shkak të investimeve të huaja për nëntë vite, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të tërheq edhe më shumë investimet e huaja e as për ta luftuar korrupsionin dhe varfërin”, shkruan GTB.

Për këtë rastë kishte rapotuar edhe Gazeta Zeri, ditë më parë.