Eko Higjiena

Nexhmedin Arifi: Sa dhe si punoi qeverisja komunale në vitin 2014

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ish kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi i ka bërë një analizë pasqyrave financiare të buxhetit komunal në Viti për vitin 2014 për të cilin thotë se nuk është paraqitur në mënyrë reale. Arifi ka dhënë sqarime dhe përgjigje në shumë fusha e sektorë ku pretendohet se qeverisja komunale ka bërë shkelje.

Ish kreu i Vitisë nuk dëshiron të jetë shumë pompoz në deklaratat e tija rreth pushtetit aktual në Viti. Nexhmedin Arifi ka pritur që kjo qeverisje të bëjë një vit punë dhe tek pastaj të merret me pasqyrat financiare për të cilat thotë se nuk janë paraqitur në mënyrë reale, raporton rajonipress.

Arifi në një analizë të tij rreth pasqyrave financiare thotë se projekti i kanalizimit në fshatin Tërpezë është projekt dyvjeçarë 2013/2014 dhe nuk është realizuar për rreth 70000 mijë euro, derisa në pasqyrat financiare nuk janë prezantuar, as si suficit, e as si mjete që barten në vitin 2015. Dhe unë me të drejtë pyes ku mbetën këto mjete?

Arifi pastaj ka folur edhe për projektin e kanalizimit në fshatin Smirë, projekt ky dyvjeçar i cili nuk është realizuar dhe as ky projekt nuk është përfshirë në pasqyrat financiare.

Edhe projekti për ndërtimin e shkollës në Sodovinë të Qerkezve nuk është përfunduar. Sipas Arifit as projekti për asfaltimin e rrugës në fshatin Remnik, projekt ky që është realizuar në tërësi, por pagesa e obligimit të komunës në shumë prej rreth 50 mijë euro nuk është kryer, nëse komuna nuk ka pasur mjete, pse nuk është regjistruar si obligim që bartet në vitin 2015.

Arifi thotë se në pasqyrat financiare nuk janë prezantuar as aneks kontratat për projekte investive.”Ne e dimë fare mirë se në mandatin e kaluar ne i kemi prezantuar. Aso kohe vazhdimisht kërkonte ish këshilltari komunal i cili çirrej, ndërsa tashti është zv. nënkryetar i komunës, Hasan Alia, po hesht, po fshihet bashkë me mos prezantimet reale, as zëri nuk po i dëgjohet për shkeljet që po i bënë komuna”.

FIDANISHTJA

Arifi ka folur edhe për bursat për 70 student në vlerë të 35 mijë eurove të cilat janë planifikuar për vitin 2014, e të cilat nuk janë dhënë fare.

Sipas Arifit në pasqyrat financiare nuk janë prezantuar obligimet e papaguara të cilat barten në vitin 2015, që është e pamundur të mos ketë, derisa në mandatin e kaluar është prezantuar e tashti po fshihet.

Në pasqyrat financiare sipas Arifit nuk janë prezantuar sa janë obligimet e qytetarëve (tatimi në pronë), poashtu nuk është prezantuar lista e drekave zyrtare për çka besoj se kjo qeverisje po i fsheh qëllimisht për të manipuluar më lehtë.

Arifi mendon se gjatë vitit 2014 buxheti nuk është paraqitur realisht. “Komuna e Vitisë gjatë vitit 2014 nuk mund të krenohet se ka pasur investime nga donatorët. Edhe drejtoria e arsimit ndodhet në një kolaps të paparë sepse nuk është respektuar as formulë ligjore, as kriter e as konkurs. Njerëzit punësohen sipas bazave partiake, tekeve të kryetarit të komunës dhe drejtorit të arsimit”.

Arifi ka kritikuar edhe drejtorinë e shëndetësisë për çka thotë se mungojnë barnat elementare. “Komuna e Vitisë mund të krenohet vetëm me rritjen e buxhetit nga dënimet dhe gjobat e Gjykatës e që kjo është për keqardhje. Komuna ka bërë punësime me kontratë në vepër”.

Arifi ka kërkuar formimin e një komisioni i cili do ta prezantojë një gjendje reale para qytetarëve të kësaj komune se si është shfrytëzuar buxheti komunal dhe sa janë respektuar kriteret e punësimit në komunë e në arsim sipas ligjeve në fuqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.