Fundamenti

Përgjysmohet TVSH-ja për produktet bazë dhe ilaçet, rritet për 2% për të gjitha produktet e tjera

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

​Ministria e Financave ka nisur ndryshimin e ligjit “për Tatimin e Vlerës së Shtuar”, duke reduktuar TVSH-në nga 16, sa është aktualisht në disa produkte, në 8 për qind; dhe duke e rritur në 18 për qind për disa të tjera.

Lista e produkteve, të cilat do të kenë TVSH-në 8 për qind, e për të cilat pritet ulja e menjëhershme e çmimit me të hyrë ligji në fuqi, janë shërbimet publike si energjia, uji, mbeturinat, ngrohja dhe pastrimi i rrugëve, si dhe produktet bazë të shportës së konsumatorit: buka, vaji, kripa, sheqeri, qumështi, orizi, vezët, barnat, produktet farmaceutike dhe pajisjet mjekësore.

“Çdo gjë që blejnë sot konsumatorët paguajnë 16 për qind TVSH. Presim që kjo të reflektohet drejtpërdrejt në faturën e ujit, ngrohjes dhe energjisë, për konsumatorët, menjëherë sapo të hyjë në fuqi ligji. Ata do të marrin faturën 8 për qind më të ulët, sesa e kanë marrë deri më tani, por pres që edhe për ushqimet elementare të ndodhë një gjë e tillë. Çdo gjë, që paguan konsumatori 16 për qind më shtrenjtë është vetëm prej TVSH-së. Nëse biznesi detyrohet që shtetit t’i paguajë vetëm gjysmën e saj, pra 8 për qind, atëherë detyrimisht që do të ulen çmimet”, tha Avdullah Hoti, ministër i Financave për TopChannel.

Qeveria e Kosovës ka parashikuar rritje të normës së TVSH-së për të gjitha produktet e tjera, nga 16 në 18 për qind. Në listën e produkteve me normë të ndryshuar janë edhe mediet elektronike dhe gazetat. Aktualisht mediet nuk paguajnë TVSH për letrën, pajisjet e tjera dhe faturat që lëshojnë. Me propozimin e ri, TVSH-ja shkon në 8 për qind.

Ndryshimet fiskale në përgjithësi janë mirëpritur nga njohësit e ekonomisë. Por, drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku vlerësoi se këto ndryshime janë pozitive për shtresën e varfër të shoqërisë, por kanë efekt negativ te shtresat e mesme, pasi shumica e produkteve që nuk u takojnë atyre bazë do të shtrenjtohen për 13 për qind.

Eco Higjiena

“Është 13 për qind rritje për të gjitha produktet, përveç produkteve bazike. Ndaj konsideroj se është vlerë e lartë dhe shtresa e mesme do të goditet më së shumti nga kjo, siç do të përfitojë shtresa e ulët nga ulja e TVSH-së. Pra, për një shtresë të mesme do të ketë një balancë në fund të fundit, sepse edhe shtresa e mesme konsumon produktet bazike, shërbimet publike, etj. Por është e panevojshme rritja e mëtejshme e TVSH-së, konsideroj se do të ishte më mirë të rritej baza tatimore, sesa vlera e tatimit, të luftohet informaliteti dhe të mbushet buxheti prej luftimit të aktiviteteve ilegale, e jo të rritet TVSH-ja për një pjesë të madhe të produkteve”, tha Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest”.

Sa i përket TVSH-së për mediet, ministri i Financave tha se kjo është ende në nivel propozimi dhe se vendimi përfundimtar do të jetë i koordinuar me përfaqësuesit e medieve. Ministria e Financave ka propozuar edhe lirimin nga TVSH-ja për linjat e prodhimit, makineritë që përdoren në procesin e prodhimit, lëndën e parë që shfrytëzohet për procesin e prodhimit dhe pajisjet e teknologjisë informative.

“Deri më sot, kur një investitor i huaj ka ardhur në Kosovë për biznes ka paguar 16 për qind në kufi. Ne po planifikojmë ta heqim atë, që të bëhen më të lira investimet e huaja”, tha Avdullah Hoti, ministër i Financave.

Ligji për TVSH-në me ndryshimet e propozuara pritet të shkojë shumë shpejt në Kuvend për miratim. Varësisht nga dinamika e punës, janë dy afate se kur mund të hyjë ai në fuqi: muaji korrik i këtij i viti, ose janari i vitit 2016. / Koha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.