Zhegra në hall nga hajnat, Isa Agushi kërkon patrullime shtesë të policisë
Gjilan – Isa Agushi këshilltar komunal nga radhët e LDK-së për rajonipress thotë se Zhegra po terrorizohet nga hajnat me maska e me armë. Banorët janë në hall dhe unë si këshilltar komunal nga ky lokalitet kërkojë masa dhe patrullime shtesë të policisë thotë Agushi.
Banorët e Zhegrës janë në hallë të madh nga vjedhjet që po bëhen nga njerëz të panjohur dhe me maska, raporton rajonipress.
Isa Agushi këshilltar komunal nga ky lokalitet tha për rajonipress se banorët po terrorizohen çdo ditë sepse hajnat po hynë të maskuar e më armë nëpër shtëpitë e tyre. Unë kam kërkuar që të shtohen patrullimet e policisë dhe të jenë më të pranishme në Zhegër” tha Agushi.
Agushi tha se nga hajnitë e shumta që po ndodhin në Zhegër dhe fshatrat përreth banorët po detyrohen vet të bëjnë roje nëpër shtëpitë e tyre. “Cak i hajnave janë pasuritë e qytetarëve, ari dhe të hollat. Është e pakuptimtë që në këtë kohë qytetari të bëjë roje dhe të mbrojë pragun e shtëpisë” tha Agushi.
Agushi gjithashtu thotë se Zhegra me rrethinë duhet të ketë një ambulancë aktive 24 orë për shkak të frekuentimit të madh që ka kjo qendër nga pacientët./rajonipress/


