Bleona, mes Shqipërisë dhe SHBA-ve
Nuk ka shumë javë që ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në panelin e jurisë në edicionin garues X Factor Albania.
Por, këngëtarja Bleona Qereti iu desh që ta lërë këtë vend për pak kohë. Kjo pasi që ajo duke e ditur se jeton në Amerikë dhe edhe në këtë vend është e angazhuar me aktivitete tjera, Bleona ka marrë rrugë për Los Angelos për tu kthyer përsëri.
Mirëpo, Bleona po ja del me gjithë këtë dinamikë. Të paktën kështu ka konfirmuar vet ajo përmes një fotografie të hedhur në Instagram. /Indeksonline/


