HW

Gjykata Speciale e Kosovës, në maj arrestimet e para

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ekipet përgatitore për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë kanë finalizuar detajet dhe të gjitha dosjet e para, të cilat do t’u vihen në dispozicion prokurorëve të dhomave të specializuara për ngritjen e aktakuzave të para.

Top Channel ka mësuar nga burime ndërkombëtare në Prishtinë se në muajin maj priten arrestimet e para të zyrtarëve të lartë në institucionet e Kosovës, të cilët gjatë luftës kanë qenë në hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe antarë të partive që u formuan pas luftës nga fraksionet e UÇK.

Mësohet se shumica e dosjeve për të akuzuarit tanimë janë gati, por numri i të akuzuarve ende nuk dihet, ndërsa për të gjykuar pretendimet për krime lufte do të jenë në dispozicion pesë panele gjyqtarësh në të njëjtën kohë.

E ndërkohë që ekipet përgatitore ndërkombëtare po bëjnë përgatitjet rreth funksionimit të gjykatës, në Prishtinë institucionet janë në fazën e ndryshimeve kushtetuese për t’i krijuar bazën ligjore themelimit të saj.

HW

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar përmes një përgjigjeje zyrtare për Top Channel se ka pranuar kërkesën e Kryesisë së Kuvendit me amendamentet e propozuara dhe kjo kërkesë tashmë është duke u proçeduar.

Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se, në përputhje me proçedurat ligjore brenda afatit do të vendosë për kushtetutshmërinë e amendamenteve të propozuara nga qeveria. Institucioni më i lartë i drejtësisë kosovare nuk ka dhënë përgjigje rreth përjashtimit të gjykatës kosovare në rastet e ankimuara nga Gjykata Speciale.

Ndërsa në Kushtetuese po shqyrtohen amendamentet e reja, në Kuvend kanë nisur përgatitjet për marrëveshjen ndërkombëtare që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Holandës për vendosjen e Gjykatës Speciale të Kosovës në territor holandez.

Edhe ndryshimet kushtetuese, por edhe marrëveshja ndërkombëtare duhet të miratohen nga dy të tretat e deputetëve kosovarë. Në rast se Kosova dështon të miratojë këto ndryshime për t’i hapur rrugë gjykatës, ndërkombëtarët kanë paralajmëruar se ajo do të formohet me vendim të posaçëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. / Top Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.