UBT

Kadriu priti në takim përfaqësuesit e shoqatës Rumanienhilfe Gunskirchen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka pritur në një takim falënderues shoqatën Rumanienhilfe Gunskirchen e cila kryesohej nga Hermann Hochreiter të cilët gjatë vikendit në Gjilan kanë sjellë një kontingjent të ndihmave për Handikos-IN, Kryqin e Kuq dhe Spitalin Regjional të Gjilanit, ndihma të cilat janë shumë të nevojshme për këto institucione dhe për qytetarët e Gjilanit në përgjithësi.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu, ka thënë se ndihma të kësaj natyre janë shumë të mirëseardhura për Gjilanin dhe qytetarët tanë, ndërsa misioni i kësaj shoqate është i një rëndësie shumë të veçantë, sepse u del në ndihmë një kategorie të gjerë të njerëzve nëpër botë sikur që janë pacientët, personat me nevoja të veçanta dhe personave me gjendje të rëndë ekonomiko – sociale.

ARKATANA

“Misioni i Rumanienhilfe Gunskirchen dhe i Hermann Hochreiter, me bashkëpunëtorët e tij është i një rëndësie shumë të veçantë. Ndihma për kategoritë e personave me nevoja të veçanta, i pacientëve, i personave me gjendje të rëndë ekonomiko – sociale të cilët kanë mungesë të veshmbathjes, dëshmon për ndjenjën e fuqishme të solidaritetit që bashkë – ndjehet mes kësaj shoqate dhe qytetarëve të këtyre kategorive, kudo në Europë. Gjilani është falënderues dhe mirënjohës, për këto ndihma, urojmë që kjo iniciativë gjatë të ardhmes të jetë përherë e më e fortë dhe gjithnjë në funksion të mbështetjes për persona të cilët kanë nevojë”, tha ndër të tjerash Kadriu.

Ndërsa, Hermann Hochreiter, kryetar i shoqatës ka falënderuar Gjilanin për mikpritjen dhe për vlerësimin e këtij donacioni. Ai tha se në asnjë moment nuk do të ndalen në misionin e tyre sepse nevojat e njerëzve në Kosovë dhe shtetet tjera, presin mbështetjen nga jashtë dhe një pjesë e mbështetjes është edhe shoqata Rumanienhilfe Gunskirchen që bashkëpunon ngushtë me shoqatën Hilfsprojekt Konigsfeld Deutsch Mokra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.