Kryesia e AAK-së dega në Kllokot aderon në LDK
Kllokot – Nënkryetari i Degës së AAK-së në Kllokot dhe njëherit këshilltarë i Kuvendit komunal të Kllokotit nga radhët e AAK-së, Bujar Ademi, ka bërë të ditur se pjesa dërmuese e anëtarëve të Kryesisë së AAK-së nga dje do të jenë pjesë e LDK-së dega në Kllokot.
“Që nga dje në takimin që kemi patur në selinë e AAK-së dega në Kllokot unë dhe 8 anëtarë të Kryesisë kemi aderuar në LDK” shprehet Bujar Ademi.
Ai ka shtuar se ky hap dhe ky vendim është marrë pas një pune të mirë dhe bashkëpunimit që kemi patur me LDK-në dhe si rezultat i kësaj edhe tash e tutje do të jemi pjesë e LDK-së dega në Kllokot.”Bashkëpunimi dhe angazhimi që kanë bërë në terren dy zyrtarët e LDK-së të Kllokotit Sadik Azemi dhe Njazi Fejza ka ndikuar shumë që ne të jemi pjesë e LDK-së.
E sipas nënkryetarit të deritashëm të degës Bujar Ademit, aderimin e tyre në radhët e LDK-së e kanë konfirmuar përmes nënshkrimeve të tyre edhe pjesa dërmuese e anëtarëve të deritashëm të AAK-së dega në Kllokot.
Ai ka thënë se tash e tutje do të jetë pjesë e LDK-së edhe si këshilltarë komunal në Kuvendin komunal të Kllokotit./aziz zuka/rajonipress/


