United Hospital

Pazari i diplomave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Studentëve të universiteteve publike e private për 100 euro po u ofrohen punimet e temave të diplomave për nivelin Bachelor, përderisa për Master çmimi arrin në 250 euro.

Ata që përgatisin punime të temave të diplomave me pagesë, madje as nuk fshihen nga Policia, Prokuroria dhe Inspektorati i Arsimit. Njoftimet për shërbimet që i ofrojnë gjenden edhe në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në të cilat u jepen sqarime studentëve se si mund ta marrin një punim diplome me pagesë.

FIDANISHTJA

Po ashtu edhe në rrjete sociale ekzistojnë faqe dhe grupe të caktuara të krijuara që shërbejnë për të rënë në kontakt me personat që i kryejnë këto shërbime me pagesë.

Profesorët universitarë thonë se në këtë dukuri mund të kontribuojë edhe numri i madh i studentëve, pasi, sipas tyre, nëse një profesor ka shumë studentë nën mentorim, ai e ka të vështirë të zbulojë nëse punimi është përgatitur nga po ai student, apo e ka marrë të gatshëm. Ndërsa njohësit e arsimit në vend thonë se për t’u luftuar kjo dukuri nevojitet një angazhim më i madh i Policisë dhe i Prokurorisë për të hetuar këtë veprimtari ilegale./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.