ARKATANA

MTI mbyll 63 pika të karburanteve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbyllja e pikave të karburanteve pa licenca po vazhdon edhe më tej. Vjollca Dibra, nga MTI, thotë se qëllimi i këtij aksioini është vetëdijësimi i bizneseve, me qëllim që të respektohet infrastruktura ligjore.

“Qëllimi i këtij aksioni ka qenë dhe është vetëdijesimi i bizneseve për të respektuar infrastrukturën ligjore dhe për të pasur një konkurrencë të drejtë mes bizneseve. Prej fillimit të aksionit për mbylljen e pikave të karburanteve, 63 licenca të gatshme janë tërhequr dhe 103 pika kanë filluar procedurat e aplikimit”, ka thënë Dibra për Indeksonline.

FIDANISHTJA

Sipas saj, aksioni i tillë po i arrinë rezultatet e parashikuara.
“Kjo tregon se qëllimi i këtij aksioni po i arrin rezultatet të cilat i ka parashikuar, sepse bizneset kanë filluar tëvetëdijesohen, që nuk do të m und të vazhdojnë të përfitojnë pa i respektuar procedurat ligjore”, ka theksuar ajo.

Në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë licencohen veprimtaritë e subjekteve/etniteteve të biznesit për tregtimin e derivateve./Indeksonline/