Fundamenti

Rapsod Tangalli

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Moj e mira nëpër talla –N’ kallaballëk njihet budalla !
N’ dasma t’ huaja , Rapsod Tangalli – Po i qet n’ këngë njerëzit për së gjalli !

N’ daç me e ba veten budalla –
Me qeshë me ty krejt mëhalla ,
N’ daç me t’ ba populli përrallë –
Këndoju njerëzve për së gjallë !

Ia këndon këngën për strategji –
Ai po i del një dilenxhi !
Ia këndon këngën për patriot –
Ai po i del një idiot !

Ia këndon këngën për atdhetarë –
Ai në fund po i del tradhtarë !
Ia këndon këngën që i ka dhanë bukë –
Ai në fund po i del hajduk !

Uji Dea

Kush këndon këngën për lider –
Herë do kurë ka me ra n’ sherr !
Kush këndon këngë për parti –
Herë do kurë n’ burg ka me hy !

Çka ka thanë Qatip Çatalli –
Mos iu këndo njerëzve për s’ gjalli ,
Se mund t’ bëjë gabim të thellë ,
T’ banë me i shti gishtat me vjellë !…

Gjilan, më 10.03.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.