Tërmkolli “godet” Ramush Haradinajn
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli gjatë seancës së sotme, ka kritikuar ish-shefin e saj, Ramush Haradinaj, lidhur me çështjen e Shërbimit Inteligjent të Kosovës, organizatë kjo e udhëhequr nga Kadri Veseli, tani më kryetar i Kuvendit.
“Ramush Haradinaj një kohë ka qenë kryeministri i Kosovës, ka qenë një shans që ja ka dhënë presidenti Ibrahim Rugova. Mirëpo më habit fakti se pse në atë kohë nuk e ka ngritë çështjen për hetimin ndaj SHIK-ut por tani po bënë sa është në opozitë”, ka thënë ajo, shkruan Zëri.
Deputetja Tërmkolli, më tej tregoi edhe për tërheqjen e nënshkrimit për formimin e komisionit për hetim të SHIK-ut.
“Dua të bëjë një sqarim .Dje sidomos plotë media kanë bërë zhurmë por tjetër kush ka bërë zhurmë për tërheqjen e nënshkrimit për tërheqje të nënshkrimit për SHIK-un. E kam bërë këtë sepse pa konsultimin tim është bërë formulimi dhe nuk është përfillë. Unë nuk jam njeri i punëve copa copa. Nëse i hi një pune ose e bëjë taman, ose nuk hy. Jam betuar para Zotit dhe para popullit se krejt jetën teme do t’ia kushtojë këtij vendi dhe këtij populli.
Unë nuk mund t’i bëjë aministi asnjë të keqe që i bëhet këtij populli. Por nuk do të shkoj kohë e larg që do ta kuptoni arsyen e plotë pse jam tërheq. Jeta ime në politik”, ka thënë ajo. /Zëri/


