Uji Dea

Poeti i Maleve të Zeza

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

erdhi në dhomën e ftohtë të kujtimit, e ngrohu me buzëqeshje të mallëngjimit, ia dhashë dorën e shtrirë të erës Zejnës së Halilit, erë-ëndja pëshpëriti jam Zefi i Maleve të Zeza, çfarëdo shtrëngatash le të fryjnë
çiltërsinë nuk ma nxijnë
nuk jam dru i zhveshur

“i varun me vargje për drunin e blertë”
në daç të më takosh shfleto librin
e ditës e të natës së Maleve të Zeza
më gjen në një shpat në një lug buzë një gurre
mbi mjegull nën mjegulla i gërvishtur
ndërsjellash frymoj me avuj me barin
fierishtës nëpër trap ngarendte Zejna

vijo shfletimin e Librit të Shenjtë Shqip
nuk mora gjithçka me vete as Shpirtëroren
e Identifikimit as Hyjin e ndërdymes
mësyj e ngjitu deri te vertikalja
motit të buzëve të Tija pirgut prej kalliri
rridhte ujëvara e qeshjes e korit të pyllit
se si i ndillte bashkat qumështore qiellit
t`i milte të zbrazeshin mbi ara
shira sherbeti pyjeve e faqeve të letrave të bardha
veror buzëqeshjes hijeve të mrrolura
vjeshtak çupëlinash malit të rreshtuara
e çunave të fushës livadhit
thasët e kureshtjes varur brirëve të drerit
manari i ngazëllimit prore i pakapshëm
në dorë të çunit ngelur kujt t`ia vinte frerin
andej e këtej pyllit ballkonesh prej dyllit
kapur prej jonesh e buzëqeshjesh të ylberta

Teki Dervishi “I varun me vargje për drunin e blertë”; Shkup, 1971

seç i pashë të varur veshët e Zefit
në fëshfërimën e majës plepit
sogjetar çerdhesh të lejlekut
sytë e Tij të sykës e Zejna tha
të lutem ruaji sytë se i shkriva të mitë
mbi atë magji mandej Zefi dëftoi edhe diçka
sytë e mi dhe disa thasë urti t`i lash ty
hapua grykën ti
bëji katër shtjellave djallëzore
ndoshta të shpëton një
porse uni i dyshimit në mua i fryu tymit
tullumbaceve të dëshirave shpërthyese të Trimit

FIDANISHTJA

cilën kureshti të akëcilës çupëlinë të akëcilit çun
bezdia nuk ua hedh diku në ndonjë lumë
dhe e pikaste hajninë e pasherr të qershisë tinëz
krejt tinëz se si prapa shpinës së gjetheve
ua vidhte të kuqen e buzëve të Lumirës
çka t`i bënte asaj lakmitareje
pos t`ia këpuste kokrrat smirës
mes kallinjve e zorrëve kryengritëse
të një lypsari
lotit dhe bukurezave errësirës
nuk i mbyllej dot qarku

pengu i Lirisë së grabitur Maleve të Zeza
oh Ajo Bukuri e Poetit të lajthitur
Ajo vetëm Ajo e Bukura mbi të bukurat
Ajo lajtmotivi i gjakuar i djegur i jetës
Ajo e lajthitura Lavire
nxjerr në ankand zonat intime

Mehmetali Rexhepi

Gjilan, nëntor 2014

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.