HW

Presidencës i skadon sot afati për dekretim të Kryeprokurorit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka afat edhe të mërkurën për të dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit.

Me Rregulloren për procedurën e emërimit/riemërimit të kandidatëve të propozuar për prokurorë, të nxjerrë nga sekretari i Zyrës së Presidencës në vitin 2011, përgatitja e dekretit parashihet të bëhet brenda 15 ditësh prej momentit që Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e dërgon kandidatin për dekretim, shkruan “Koha Ditore”.

HW

Megjithatë, zyrtarë nga Presidentja, në bazë të përgjigjes që ia kanë dhënë “Kohës Ditore” kanë lënë të kuptojnë se nuk do ta përfillin këtë rregullore të nxjerrë nga po ky institucion, porse do ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Ndryshe prej tyre, anëtarë të KPK-së kanë thënë se për këtë rregullore nuk kanë dëgjuar më parë dhe se presidentja Jahjaga, sipas tyre, duhet ta respektojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.