Fundamenti

Fëmijët e socialit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në fshatin e vërshuar nga mbeturinat dhe hiri kancerogjen që nxjerrin tymtarët e termocentralit “Kosova B”, askush prej romëve të intervistuar nuk ka dëgjuar për debatin që ka shkaktuar deklarata e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, që “ata që marrin nga treqind euro të mos i bëjnë nga shtatë fëmijë”.

Infermieret e kanë uruar në tri raste të ndryshme me fjalët e njëjta Ismet Halilin në korridoret e Gjinekologjisë: “Urime! Gruaja dhe binjakët janë mirë”!

Halili është baba i tri palë binjakëve. Bashkëshortja dy herë lindi binjake dhe një herë binjakë. Prindi i shtatë fëmijëve thotë se nuk do të ishte habitur po ta kishte marrë urimin e njëjtë edhe pas shtatzënësisë së katërt të gruas. Më i vogli prej fëmijëve të Halilit është një vjeç. Të mëdhenjtë i ka katërmbëdhjetë vjeç.

14 vjeç dhëndër

Fundamenti

Ai është vetë një prej shumë romëve të Plemetinit të Kastriotit që është martuar në moshën e pubertetit. “Jam martu katërmbëdhjetë vjeç”, e thotë me qeshje burri 30-vjeçar, që duket afër të dyzetave. Tregon se e ka lodhur jeta e mundimshme për t’ia dalë mbanë që të sigurojë kafshatën e gojës së familjes prej tetë anëtarësh.

Në fshatin e vërshuar nga mbeturinat dhe hiri kancerogjen që nxjerrin tymtarët e termocentralit “Kosova B”, askush prej romëve të intervistuar nuk ka dëgjuar për debatin që ka shkaktuar deklarata e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, që “ata që marrin nga treqind euro të mos i bëjnë nga shtatë fëmijë”.

“Unë nuk e di çka ka thënë ai ministri, veç me pasë k’tu ia kisha ngjit për syze”, thotë Halili, që nuk dëgjon lajme e debate politike. Deklarata kundërthënëse nuk ia ndryshon mendimin për, sipas tij, politikanin më të fuqishëm në Kosovë. “A Hashim Thaçin e votoj gjithë se ai i ka shti krejt n’rreth, edhe po lun shah-mat me krejt”, thotë ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.