Eko Higjiena

Naftëtarët, akuza ndaj njeri-tjetrit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Akuza dhe kundërakuza me tone të ashpra janë shkëmbyer të premten ndërmjet naftëtarëve në mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës së Naftëtarëve.

Shoqata kishte thirrur në këtë Kuvend zyrtarë të ministrive, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku para tyre kishin planifikuar të shpalosnin problemet dhe vështirësitë që ata i kanë.

Uji Dea

Por, situata qysh në fillim të mbledhjes së Kuvendit i doli nga kontrolli kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, kur fjalën e mori pronari i Rafinerisë “Kulla Impex”, Adem Rrustemaj.

Ai me ton të ngritur duke mos respektuar rendin e ditës, drejtoi gishtin kah përfaqësuesi i “Al Petrol”, Tahir Zogaj, të cilin e fajësonte si shkaktarin kryesor, se biznesit të tij i ka rënë puna. Rrustemaj madje nga nervozizmi u ngrit edhe në këmbë për të fyer Zogajn./zeri/