ARKATANA

Për nderë të 7 Marsit, në Gjilan hapet ekspozita me figurat më të ndritshme të kombit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, është hapur sot në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan ekspozita e nxënësve të shkollës së mesme të artit pamor me figurat më të ndritshme të kombit, të cilët lanë gjurmë të pashlyera në periudhat e historisë sonë.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazmi Musa, drejtori i shkollës së mesme të artit pamor, Zejnulla Zejnullahu dhe artdashës të shumtë.

Me këtë rast, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka falënderuar nxënësit për pikturat, derisa ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të cilën e vlerësoi si ditë të shenjtë për arsimin kombëtar.

Fundamenti

“Nga viti në vit dhe nga një mars në tjetrin gjithçka ndryshon, por një datë mbetet në kujtesën tonë është pikërisht 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe ditëlindja e shkollës së parë shqipe. Ju uroj këtë ditë të shenjtë për arsimin tonë kombëtar-Gëzuar!”, tha Musa.
Drejtori Musa pohoi se sot falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve komunale të arsimit dhe kryetarit Haziri, i cili në qeverisjen e tij prioritet ka vënë zhvillimin e arsimit, rezultatet janë të dukshme.

Nga ana e saj, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi i ka përgëzuar nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor për këtë ekspozitë pikërisht për 7 Marsin.

Duke vlerësuar lartë kontributin e mësuesve për vendin, Bunjaku Rexhepi, tha se mësuesit e kanë mbajtur gjallë edukimin e brezave me arsim shqip, duke shtuar se “mësuesit janë heronjtë e kombit shqiptar”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.